Empower Zhvillim Personal dhe Profesional Motivim Vlerat njerëzore janë marrëveshja juaj më e rëndësishme në jetë

Vlerat njerëzore janë marrëveshja juaj më e rëndësishme në jetë

Janet Daughtry, trajner i certifikuar në fushën e zhvillimit profesional dhe autor i librit “Living A Great Life” shprehet se vlerat janë në themel të drejtimit që duhet të marrë jeta. Prioriteti për këdo duhet të jetë qartësimi i vlerave personale, si udhërrëfyes apo busull që ndihmon në marrjen sa më të mirë të vendimeve.

Nëse jemi të paqartë me vlerat tona, natyrshëm emocionet e kanë më të lehtë të na udhëheqin në vendimet që marrin. Nuk do ishte çudi në situatë të tillë të jetonim me vlerat apo përparësitë e një personi tjetër. Kur nuk e dimë se çfarë duhet vlerësuar më tepër, sigurisht nuk jemi në gjëndje të kuptojmë se çfarë do kishte prioritet në jetë për ne dhe çfarë jo.

Dallimi kryesor midis një jetese aspak të mirë dhe një jetese të mrekullueshme janë parimet dhe vlerat që na udhëheqin. Është e lehtë për ne të gjithë që të lejojmë që emocionet të na udhëheqin më tepër se parimet ose vlerat tona kryesore. Në një botë ku ka shumë zëra konkurrues që synojnë kohën dhe vëmendjen tonë, është e domosdoshme të përcaktohet ajo që është e rëndësishme dhe ka përparësi.

Eksperienca si trajner e Janet Daughtry e ka ndihmuar të analizojë diferencën që qëndron midis asaj që njerëzit thonë se vlerësojnë dhe asaj që realisht i japin prioritet. Për ta ilustruar, jepen disa shembuj:

  1. Nëse thoni se e vlerësoni ndershmërinë, por nuk jeni të sinqertë me veten apo me të tjerët rreth jush, atëherë ka shumë gjasa që po kompromentoni se cili jeni. Si rezultat i kësaj ju jeni duke nënshkruar një konflikt dhe stres të brendshëm pasi jeni duke kompromentuar dicka që ju thoni se e vlerësoni ose e konsideroni të rëndësishme.
  2. Nëse thoni se e vlerësoni stabilitetin financiar, por nuk bëni asgjë për ta vendosur veten në një pozicion financiar të qëndrueshëm, atëherë ose vlerat tuaja nuk janë të qarta ose ka dicka që e vlerësoni më tepër.
  3. Nëse thoni se e vlerësoni shëndetin tuaj por vazhdimisht jeni duke ngrënë ushqime “fast food” atëherë veprimet tuaja tregojnë se cilësia e ushqimit nuk është prioritet ose vlerë për ju.
  4. Nëse thoni se familja është një ndër vlerat tuaja kryesore, por kurrë nuk e vendosni familjen si përparësi në axhendën tuaj, atëherë vlerat tuaja nuk janë të qarta.

Veprimet tona na bëjnë të kuptojmë se realisht cila ka rëndësi për ne. Nëse synojmë të jetojmë një jetë më të mirë, hapi i parë është të qartësojmë vlerat tona dhe hapi i dytë është të nënshkruajmë marrëveshje me to. Vlerat njerëzore janë marrëveshja juaj më e rëndësishme në jetë ndaj Roy Disney është shprehur se “nuk është e vështirë të marrësh vendim pasi të keni kuptuar se cilat janë vlerat tuaja”.

Reflektoni se kur ishte hera e fundit që keni kryer një inventar të gjërave që kanë rëndësi për ju. Si renditen dhe pasqyrohen në jetën tuaja këto prioritete apo vlera në raport me zgjedhjet/vendimet. Fundi i vitit ndoshta është momenti i përkryer për t’a bërë këtë inventar dhe për të reflektuar korrigjimet e nevojshme prej fillimit të vitit të ri.

Burimi: www.personalgrowthmagazine.com

Empower Team
Empower Teamhttp://www.empowermag.al
Empower Team kujdeset të publikojë artikuj të përzgjedhur që i shërbejnë 100% karrierës, rritjes personale dhe zhvillimit profesional.

Must Read

UK-Albania Tech Hub – mundësia që biznesi juaj (start-up) të kalojë në një fazë të re zhvillimi

UK-Albania Tech Hub, program i mbështetur nga Ambasada Britanike në Shqipëri ka hapur thirrjet për aplikim të sipërmarrësve (start-up), me afat deri...

Struktura, design dhe përmbajtja e CV-së tuaj përcakton se sa profesionist jeni!

CV duhet të ndërtohen me përkujdesjen e veçantë për të promovuar sa më mirë personalitetin, vlerat, edukimin dhe aftësitë tuaja. Struktura, design...

Çfarë nuk është lumturi sipas strategut të rritjes personale, Daryl Daughtry

Lumturi nuk do të thotë se duhet të arrish gjithçka që dëshiron Ti nuk do të gjesh lumturi duke arritur gjithçka që dëshiron apo...

Loja: “Ji gjithnjë i kënaqur!”

Je i/e mërzitur, në provime s'ke arritur rezultatet e pritshme, në punë nuk ndihesh i kënaqur, për pushimet s’ke planifikuar asgjë, as shoqja s’po...

Pse kompanitë duhet të ndalojnë duke u përpjekur aq shumë për t’i bërë punonjësit e tyre të lumtur

Themeluesja dhe CEO e Brightfox argumenton se kompanitë duhet të përqëndrohen në kënaqësi dhe jo në lumturi. Kompanitë shpesh ju premtojnë lumturi punonjësve të...

Regjistrohuni TANI! Eksploroni dhe fuqizoni potencialin tuaj!

www.empowermag.al është platforma #1 dixhitale dhe e vetme në Shqipëri dedikuar karrierës dhe zhvillimit personal e profesional.