Empower Zhvillim Personal dhe Profesional Rritje personale Të menduarit pozitivisht, një faktor kryesor për arritje personale

Të menduarit pozitivisht, një faktor kryesor për arritje personale

A po të pengon në rrugën tënde drejt suksesit një qëndrim mendor negativ? Nëse po, është koha të ndryshosh. Personi që mendon negativisht e merr çdo problem ose pengesë të pakalueshme. Personi pozitiv jo vetëm që gjen mënyra për t’i kapërcyer ato, por, në fakt, i kthen në avantazhe.

Në Luiziana, një sipërfaqe e madhe toke prej disa hektarësh u vu në shitje. Vetëm dy oferta u morën. Njëra ishte nga dikush që zotëronte tokën ngjitur. Ky ofroi shumë pak, ngaqë pjesa më e madhe e terrenit ishte e mbuluar me bimë bambuje dhe ai mendonte se ato e bënin tokën pothuaj të pavlerë. Ofruesi tjetër ofroi një çmim dy herë më të lartë. Ky e bleu tokën, i preu bambutë për t’i bërë kallama peshkimi dhe i shiti duke fituar aq para sa mjaftonin për të paguar vlerën e saj.

Prandaj pranojmë se një mendje pozitive tërheq mundësi për sukses, ndërsa një mentalitet negativ i zbraps ato – dhe madje as nuk i shfrytëzon kur vijnë.

F. W. Woolworth filloi punën në një dyqan pajisjesh mekanike. Inventari i përvitshëm tregoi se dyqani ishte i mbushur me mallra të vjetëruar dhe gati të pavlefshme. “Le të fillojmë t’i shesim me ulje çmimi, – i sygjeroi ai pronarit, – dhe t’i heqim gjithë këto mallra të vjetër”. Pronari e refuzoi idenë, por Woolworthi ishte këmbëngulës, ashtu siç janë gjithmonë njerëzit me qëndrim mendor pozitiv. Ai vazhdoi t’i mbushte mendjen pronarit të dyqanit, derisa ky ra dakord që plani mund të provohej me disa arktikuj të vjetër. Në mes të dyqanit u ndërtua një tavolinë e gjatë dhe çdo artikull mbi të kishte çmimin 10 cent. Mallrat u shitën aq shpejt sa Woolworthi mori leje për të bërë një shitje të dytë, që po ashtu mbaroi sa hap e mbyll sytë.

Më pas ai i propozoi pronarit të hynin në ortakëri me një dyqan mallrash të lira me pakicë, ku Woolworthi të siguronte menaxhimin ndërsa pronari kapitalin. Jo, ky plan nuk ka për të funksionuar kurrë sepse nuk ke për të gjetur artikuj aq të lirë. Ky ishte reagimi i pronarit. Atëherë, Woolworthi vazhdoi i vetëm dhe kështu bëri pasuri. Ai krijoi zinxhirin më të madh të dyqaneve që mbajnë emrin e tij. Kur u fol për të vite më pas, ish-shefi i tij tha: Me sa kuptoj tani, çdo fjalë që kam përdorur për të refuzuar Woolworthin, më ka kushtuar një milion dollarë.

Një qëndrim mendor negativ mbart me vete shumë tipare të ngjashme – frikë, pavendosmëri, dyshim, përtesë, nervozizëm, dhe inat – të cilat i zbrapsin njerëzit dhe largojnë mundësitë e favorshme. Një qëndrim mendor pozitiv sjell me vete besimin, entuziazmin, iniciaivën personale, disiplinën, imagjinatën dhe saktësinë  e qëllimit, tipare këto që terheqin njerëz dhe mundësi të mira.

Si mund të mbahet një qëndrim mendor pozitiv? Duke menduar dhe duke vepruar mbi pjesën “Unë mundem“ të secilit plan apo qëllim dhe të mos e konsiderosh si të pakalueshme pjesën “Nuk mundem”, që gjendet pothuaj në çdo sipërmarrje.

Pjesë nga libri “Një vit drejt pasurimit” me autor Napoleon Hill

Empower Team
Empower Teamhttp://www.empowermag.al
Empower Team kujdeset të publikojë artikuj të përzgjedhur që i shërbejnë 100% karrierës, rritjes personale dhe zhvillimit profesional.

Must Read

7 rregulla për pyetjet e intervistuesve të punës të cilat rezultojnë në punësime efektive 

Disa nga rregullat e realizimit të intervistave të punëve nuk rezultojnë se kanë efekt tashmë. Për shembull, nuk ekziston me një pyetje surprizë e...

Fokusohuni tek vetja. Kini kurajo të fitoni përvojë, më shumë se thjesht para!

A ju ka ndodhur ndonjëherë të ngriheni në mëngjes dhe të thoni: Dreq o punë! Sa keq! Ky vend nuk bëhet më! Sa fatkeq...

10 aftësitë më të kërkuara në 2020 sipas Forumit Ekonomik Botëror

Zhvillimi i shpejtë teknologjik dhe dixhitalizimi i vendit të punës po e bën të vështirë për punonjësit përshtatjen e tyre me nevojat e punëdhënësit....

Rezistenca, ndër aftësitë më të rëndësishme që duhet zotëruar për një jetë të lumtur

Për sipërmarrësin, shkrimtarin dhe kryeredaktorin e revistës The Best You - dedikuar zhvillimit personal, Benardo Maya, rezistenca është një nga aftësitë më të rëndësishme...

UK-Albania Tech Hub – mundësia që biznesi juaj (start-up) të kalojë në një fazë të re zhvillimi

UK-Albania Tech Hub, program i mbështetur nga Ambasada Britanike në Shqipëri ka hapur thirrjet për aplikim të sipërmarrësve (start-up), me afat deri...

Regjistrohuni TANI! Eksploroni dhe fuqizoni potencialin tuaj!

www.empowermag.al është platforma #1 dixhitale dhe e vetme në Shqipëri dedikuar karrierës dhe zhvillimit personal e profesional.