Empower Zhvillim Personal dhe Profesional Rritje personale Si të ndalojmë krahasimin me të tjerët në rrugën drejt arritjes së...

Si të ndalojmë krahasimin me të tjerët në rrugën drejt arritjes së qëllimeve

“Krahasoje veten më shumë me të tjerët” është një nga këshillat që asnjeri nuk ka nevojë ta dëgjojë.

Pse?

Sepse krahasimi i vetes me të tjerët është një proces që i vjen natyrshëm çdokujt. E drejtë?

Ndoshta po e krahason karrierën tënde fillestare me atë të një të njohuri që është në fazën e shkëlqimit.

Ndoshta e gjen veten duke u krahasuar me shokët dhe shoqet që duket se e kanë jetën të rregulluar në të gjitha sferat.

Ose më e keqja e gjen veten duke u krahasuar me jetën e njerëzve të panjohur në Instagram.

Ndërsa po mendoja krahasimin me tjerët veçanërisht në rrjetet sociale mu kujtua një mike që po më tregonte se sa shpesh e gjente veten në të tilla situata. Ja historia më e fundit e saj:

Kishim vendosur të dilnim shëtitje një fundjavë të gjithë si familje. Moti ishte fantastik, fëmijët po ecnin përpara nesh bashkë me qenin, shumë të qetë. Në pamje të parë një skenë për t’u pasur zili. Por për fat ky moment zgjati më pak se 1 minutë.

Gjejeni pak mendimin tim të parë në këto çaste: Moment perfekt për të bërë një foto për Instagram. Së bashku me përshkrimin “Shëtitje fantastike me të dashurit e mi’’ #blessed #happyfamily #sunnyday #walkingwithfamily

Dhe pikërisht kjo foto do të ngjallte xhelozi dhe pyetje në mendjen e njerëzve të tjerë se pse shëtitjet e tyre nuk ishin kaq të këndshme.

Por në të vërtetë REALITETI ishte shumë ndryshe.

Qeni shumë shpejt doli jashtë kontrollit sepse një qen tjetër iu bashkua shëtitjes tonë dhe pjesa më e madhe e shëtitjes ishte përpjekje e vazhdueshme për të ndaluar një zënkë qensh.

Nga ana tjetër djali i vogël e kaloi pjesën më të madhe të kohës duke qarë pasi nuk kishte bërë gjumin mjaftueshëm. Domethënë ngjarjet kryesore gjatë kësaj shëtitjeje ishin zënka, dhe qarje. Aspak e ngjashme me foton e instagramit.

E gjithë historia është se ne asnjëherë nuk e dimë të vërtetën ashtu siç është. Në epokën e botës online pjesa më e madhe e historive serviren si “Unë dërgova 5 emaile dhe bëra 2000$.; Si të bëni 1000$ brenda javës?” Dhe kjo nuk do të thotë që nuk janë të vërteta. Por nuk është e gjithë pjesa e historisë. Nuk tregohen vitet që harxhuan për të ndërtuar një listë me emaile.  Nuk tregohen aftësitë e zotëruara, burimet apo koha që u desh për të arritur këto rezultate. Nuk tregohen sakrificat e bëra, çmimi që duhet të paguash apo gjërat prej të cilave duhet të heqësh dorë. Gjithmonë ka më shumë detaje nga çfarë na tregohet. Prandaj as mos e merr mundimin të krahasosh rezultatet e tua me ato të të tjerëve sepse rrugët janë të ndryshme.

Të kapësh veten duke u krahasuar është shumë e përhapur veçanërisht për ato që po ndërtojnë një biznes. Ne shohim rreth e rrotull të tjerët që po bëjnë gjërat ndryshe ose xhelozojmë për suksesin që kanë arritur.

Por krahasimi jo gjithmonë ka efekte negative. Ai mund të jetë i dobishëm në qoftë se e shohim në një këndvështrim tjetër dhe nëse e përdorim me dozën e duhur pa e tepruar. Ti mund ta shndërrosh në frymëzim në qoftë se ke mendësinë: “Këtë mund ta arrij dhe unë një ditë”.

Dy mënyra që unë rekomandoj për të përdorur në raste të tilla janë:

  1. Mirënjohja. Njerëzit që vazhdimisht numërojnë të mirat që kanë në jetë janë më pozitivë, më pak të dëshpëruar, ndihen më të gjallë, janë më të këndshëm dhe madje kanë sistem më të fortë imunitar. Mos e rezervoni mirënjohjen vetëm për raste të veçanta. Mos harroni të shprehni mirënjohje edhe për një drekë të këndshme me miqtë.
  2. Qëllimet. Shkruani qëllimet që i keni vendosur vetes. Shkrimi i qëllimeve nuk është i rastësishëm. Ka të bëjë me mënyrën se si funksionon truri. Kur ju i shkruani gjërat po aktivizoni të dyja hemisferat e trurit, hemisferën e imagjinatës dhe atë logjike. Kjo mënyrë është shumë e përdorur nga CEO-t në botën e biznesit për të qenë më të përqëndruar në realizimin e shumë detyrave të përditshme.

Provoni një eksperiment të tillë. Çdo mëngjes shkruani 5 gjëra për të cilat jeni mirënjohës dhe 5 qëllime që i keni vendosur vetes. Qëllimet mund të jenë ditore, javore, mujore – ju e vendosni.

Dhe shikoni sa shumë do të arrini. Shikoni se si do të ndryshojë marrëdhënia juaj me të tjerët nëse do të aplikoni mirënjohjen. Nga ana tjetër të pasurit e qëllimeve në mendje çdo ditë do t’ju ndihmojë të jeni më të fokusuar në arritjen e tyre .

Kështu që mirënjohje, fokus te qëllimet dhe “GO ON”.

/shkruar nga Andrea, Founder – Social Media & Coffee.

/përshtatur në shqip nga Miltjana Mani, Content Writer – Empower Magazine Albania.

Empower Team
Empower Teamhttp://www.empowermag.al
Empower Team kujdeset të publikojë artikuj të përzgjedhur që i shërbejnë 100% karrierës, rritjes personale dhe zhvillimit profesional.

Must Read

Platformat ndërkombëtare më të mira për të mësuar online

Në një kohë si kjo e sotmja, ku teknologjia zhvillohet dita-ditës me shpejtësi, aftësia për t’iu përshtatur këtyre ndryshimeve bëhet domosdoshmëri. Që procesi i...

Menaxhimi i artit në kushtet e pandemisë, nevojë dhe mundësi

/artikull i shkruar për Empower Magazine Albania nga Pandi Madhi dhe Oltjon Valisi, pedagogë pranë Fakultetit Administrim Biznesi në Tirana Business University College. *** Nga shumë...

Nis kursi i parë i programimit “Java from Scratch” nga SDA Albania në partneritet me Protik dhe AADF

Software Development Academy në bashkëpunim me Qendrën Protik dhe Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe në partneritet me Bashkinë e Tiranës dhe Agjensinë Kombëtare...

Si të ndalojmë krahasimin me të tjerët në rrugën drejt arritjes së qëllimeve

“Krahasoje veten më shumë me të tjerët" është një nga këshillat që asnjeri nuk ka nevojë ta dëgjojë. Pse? Sepse krahasimi i vetes me të tjerët...

Intervistë me Suela Tuci / Organizimi i eventeve online, sfidat dhe mundësitë

"Kam mësuar se njerëzit do të harrojnë atë që u keni thënë, do të harrojnë atë që keni bërë për ta, por kurrë nuk...

Fuqizoni vetveten!

www.empowermag.al është platforma #1 dixhitale dhe e vetme në Shqipëri dedikuar karrierës dhe zhvillimit personal e profesional.