Empower Zhvillim Personal dhe Profesional Identitet Si të jeni një bashkëbisedues i këndshëm?

Si të jeni një bashkëbisedues i këndshëm?

Në ditën e sotme, shumica e njerëzve zgjedhin të duket interesant në sytë e të tjerëve duke i kushtuar një rëndësi dhe vëmendje të veçantë pamjes së jashtme apo sensualitetit. Ndësa mbeten të paktë ata të cilët zgjedhin t’i kushtojnë po aq rëndësi edhe zhvillimit të intelektit apo personalitetit.

Pjesa më e madhe përpiqen të duken tërheqës duke ndjekur modën, dhe perceptohen si të dëshpëruar apo të painformuar. Kjo tendencë e sëmurë dallohet çdo ditë përmes sjelljes së demonstruar veçanërisht të të rinjve të sotëm në përpjekje për tu dukur të këndshëm. Edhe pse tërheqja fizike është shumë e dobishme në mënyrën se si është ndërtuar qenia njerëzore, evolucioni na tregon se të kujdesesh vetëm për pamjen e jashtme nuk është e mjaftueshme.

Për të ndërtuar një marrëdhënie të qëndrueshme dhe kuptimplotë, palët duhet të kenë më shumë për të kontribuar për njëri-tjetrin përtej tërheqjes fizike apo pamjes së jashtme. Dy njerëz janë në gjendje të ndërtojnë e fuqizojnë një lidhje apo miqësi, atëherë kur midis tyre ka përmbajtje, interesa të përbashkëta, gatishmëri për t’u rritur dhe respekt reciprok.

Synoni të bëheni dikush të cilin njerëzit e kërkojnë. Kujdesuni të keni dicka kuptimplotë për të kontribuar. Në këtë mënyrë jo vetëm do të pasuroni veten tuaj gjatë këtij procesi, por do të pasuroni edhe jetën e të tjerëve.

Më poshtë jepen disa mënyra për t’u bërë një person më tërheqës:

  1. Zgjeroni njohuritë tuaja në art, muzikë, etj;
  2. Interesohuni për të tjerët;
  3. Lexoni sa më shumë të mundeni;
  4. Jini koherent me aktualitetin e ngjarjeve;
  5. Jepni mendimet tuaja të argumentuara;
  6. Bëhuni një bashkëbisedues i mirë;
  7. Ji i vetëdijshëm;
  8. Zhvilloni dhe vlerësoni humorin;
  9. Zhvilloni aftësi të mira komunikimi;
  10. Trego vetë-vlerësim;

Burimi: Essential Life Skills.net

Must Read

5 strategji efektive që ju ndihmojnë të arrini sukses personal

Lisa Stephenson, autore e librit “Read Me First” dhe themeluese e kompanisë ndërkombëtare të konsulencës “Who Am I Projects” rekomandon 5 mënyra që ju...

Fuqia për të ndikuar është faktor kyç i suksesit në karrierë

Shumë njerëz mendojnë se ndikimi apo influenca ka të bëjë vetëm me shitjet apo marketingun. Në fakt, në çdo pozicion pune, ndikimi nevojitet për...

Si të jeni një bashkëbisedues i këndshëm?

Në ditën e sotme, shumica e njerëzve zgjedhin të duket interesant në sytë e të tjerëve duke i kushtuar një rëndësi dhe vëmendje të...

4 këshilla praktike si të përmirësojmë komunikimin me stafin

Hjalmar Gislason, themelues dhe CEO i GRID, shkruan për Harvard Business Review rregullat e tij që e ndihmojnë të komunikojë në mënyrë efektive me skuadrën....

9 këshilla si të rrisni mundësitë për sukses në sipërmarrjen tuaj

Për të pasur sukses në biznes sot, duhet të jeni fleksibël dhe të keni aftësi të mira planifikimi dhe organizimi. Shumë njerëz fillojnë një...

Azhornohuni në kohë reale me artikujt më të rinj!

Empower Magazine Albania ka një kujdes të vecantë rreth tematikave që trajtohen. Na ndiqni dhe do ta kuptoni!