Empower Zhvillim Personal dhe Profesional Motivim Si të fuqizojmë vendosmërinë dhe kreativitetin duke qëndruar të frymëzuar

Si të fuqizojmë vendosmërinë dhe kreativitetin duke qëndruar të frymëzuar

Frymëzimi është në thelb të suksesit personal dhe profesional. Një njeri pa frymëzim nuk mund të arrijë rezultate të mëdha. Frymëzimi ju ndihmon të fuqizoni vendosmërinë dhe kreativitetin tuaj. Pa këto të dyja, ju do e gjeni veten duke bërë thjesht detyra të rradhës.

Nëse mendoni se nuk keni frymëzim është koha të ndaloni dhe reflektoni. Më poshtë jepen 8 këshilla praktike të cilat ju ndihmojnë të qëndroni të frymëzuar.

  1. Ushtroni mendjen tuaj

Leximi e ndihmon mendjen, si stërvitja trupin. Nëse keni kohë që e keni ndalur leximin është koha ta rifilloni atë. Mund të zgjidhni të lexoni një libër që i dedikohet arritjeve personale. Një libër që ju ndihmon të bëni ndryshime pozitive në jetën tuaj. Neglizhojini romanet. Lexoni jo më pak se 1 orë në ditë: 30 min sapo të zgjoheni dhe 30 min para gjumit. Nëse e bëni këtë për të paktën një muaj do të habiteni tek rezultatet tuaja.

  1. Gjeni kohë të qëndroni me veten tuaj

Koha që ju i dedikoheni vetes tuaj është po aq e rëndësishme sa koha që ju konsumoni me njërëz të tjerë. Është e rëndësishme të qëndroni të vetmuar për të kuptuar mendimet dhe emocionet tuaja në një nivel më të thellë. Frymëzimi është diçka që vjen nga brenda jush dhe si e tillë, frymëzimi është në pritje të ngacmimit tuaj. Shijojeni momentin e vetmisë. Mbajeni larg telefoninn dhe pajisjet e tjera teknologjike. Mbyllini sytë dhe pyesni veten “Çfarë dua?”. Mos u ndikoni nga mendimet tuaja të momentit dhe mos tentoni t’i kontrolloni ato.

  1. Dëgjoni muzikë

Ju mund të frymëzoheni duke dëgjuar muzikë të mirë. Nëse ndiheni të lodhur dhe të stresuar, vetëm dëgjoni muzikë të mirë. Dëgjoni muzikë kur jeni duke vozitur ose kur jeni duke pushuar në shtëpi. Muzika e mirë ju bën të ndiheni të qetë, të lumtur dhe të relaksuar. Ju mund të frymëzoheni vetëm nëse jeni paqësor, i lumtur dhe i relaksuar. Sipas një studimi, individët të cilët dëgjonin muzikën e Mozart përpara një testi inteligjence, arritën rezultate më të larta krahasuar me ata të cilët nuk dëgjuan muzikë.

  1. Ushtrohuni rregullisht

Një ecje e shpejtë apo një vrap i lehtë në ajër të pastër mund t’ju frymëzojë. Ushtrimet jo vetëm që ju mbajnë të shëndetshëm, por edhe ju lehtësojnë stresin dhe ankthin. Kur ushtrohemi, e përdorim trurin e djathtë më shumë se trurin e majtë. Dhe frymëzimi gjithmonë nxitet nga truri i djathtë. Nëse nuk ju pëlqen të ushtroheni vetëm, shoqërohuni me një mik.

  1. Tregoni mirënjohje

Mirënjohja ka ndihmuar shumë njerëz të fuqizohen ekonomikisht. Të merrni kohën tuaj për të pranuar atë që ju keni dhe të jini falenderues ndaj asaj çfarë ju përfaqëson do ju bëjë të lumtur dhe do ju mbajë të frymëzuar. Disa njerëz nuk avancojnë pasi e neglizhojnë mirënjohjen. Mirënjohja është një mënyrë për t’u lidhur me pafundësinë ose me gjithëdijen. Kur lidheni me të pafundmen në një mënyrë harmonike, ju do të merrni gjithçka që dëshironi. Prandaj, gjithmonë merrni pak kohë për të qenë mirënjohës për atë që keni dhe kush jeni sot.

  1. Përcaktoni qëllimet tuaja

A keni vendosur qëllime? Nëse nuk e bëni, tani është koha e duhur për t’i shkruar ato. Një person pa qëllime nuk ka një drejtim. Ai ose ajo kurrë nuk mund të di nëse po përparon apo jo. Krijoni qëllimet tuaja dhe pastaj kthejeni ato në qëllime vjetore, mujore, javoje deri të përditshme. Ju mund të shkoni edhe më thellë duke përcaktuar qëllime orare. Të keni ndjesinë e drejtimit dhe të dini se po përparoni, do ju mbajë të frymëzuar.

  1. Dëgjoni dhe mësoni nga njerëzit me të cilët bashkëveproni

Kur shoqëroheni me të tjerë, ju detyrimisht do të dëgjoni historitë e njerëzve të tjerë. Ju do të jeni të lumtur kur ta kuptoni sa me fat jeni. Shumica e njerëzve rreth jush kanë kaluar sfida që nuk mund t’i imagjinoni kurrë, dhe ata po qëndrojnë përpara jush. Dëgjoni historitë e tyre dhe si i zgjidhin problemet e tyre. Gjithashtu mund të lexoni një libër frymëzues ose të shikoni një film për të marrë frymëzimin që ju nevojitet për të ecur përpara.

  1. Ndihmoni sa mundeni të tjerët

Pasi të keni punuar fort dhe të keni fituar para, mund të tundoheni të mbani gjithçka për veten tuaj. Por nëse doni të frymëzoheni, ndihmoni dikë. Kontribuoni një pjesë të vogël të parave tuaja për të përmirësuar jetën e dikujt tjetër. Kjo patjetër do ju frymëzojë dhe ju do të përfundoni duke përfituar më tepër në raport me atë që ju ofruat.

Konkluzion

Gjithkush ka nevojë për frymëzim që të ketë sukses në jetë. Nëse e keni humbur frymëzimin tuaj, sugjerojmë të praktikoni 8-të këshillat e shtjelluara më sipër. Tani, ndoshta është momenti i duhur për të pyetur veten nëse po e kalon jetën me pasion?

/PickTheBrain.com

Empower Teamhttp://www.empowermag.al
Empower Team kujdeset të publikojë artikuj të përzgjedhur që i shërbejnë 100% karrierës, rritjes personale dhe zhvillimit profesional.

Must Read

Fjala ju fuqizon ose ju fundos! Si të jeni të patëmetë me fjalët tuaja?

Fjala nuk është thjesht një tingull, apo një simbol i shkruar. Fjala është forcë; ajo është fuqia që ju keni për të shprehur dhe...

Të menduarit pozitivisht, një faktor kryesor për arritje personale

A po të pengon në rrugën tënde drejt suksesit një qëndrim mendor negativ? Nëse po, është koha të ndryshosh. Personi që mendon negativisht e...

Si të fuqizojmë vendosmërinë dhe kreativitetin duke qëndruar të frymëzuar

Frymëzimi është në thelb të suksesit personal dhe profesional. Një njeri pa frymëzim nuk mund të arrijë rezultate të mëdha. Frymëzimi ju ndihmon të...

5 strategji efektive që ju ndihmojnë të arrini sukses personal

Lisa Stephenson, autore e librit “Read Me First” dhe themeluese e kompanisë ndërkombëtare të konsulencës “Who Am I Projects” rekomandon 5 mënyra që ju...

Fuqia për të ndikuar është faktor kyç i suksesit në karrierë

Shumë njerëz mendojnë se ndikimi apo influenca ka të bëjë vetëm me shitjet apo marketingun. Në fakt, në çdo pozicion pune, ndikimi nevojitet për...

Azhornohuni në kohë reale me artikujt më të rinj!

Empower Magazine Albania ka një kujdes të vecantë rreth tematikave që trajtohen. Na ndiqni dhe do ta kuptoni!