Empower Zhvillim Personal dhe Profesional Motivim Si të frymëzojmë të tjerët duke përdorur formulën DAC?

Si të frymëzojmë të tjerët duke përdorur formulën DAC?

Pse frymëzimi i punonjësve është çelësi kyç i suksesit të një kompanie? Thënë thjesht, aftësia për të frymëzuar të tjerët mundëson gjithë dëshirën e nevojshme për të fituar.

Janë bërë shumë vëzhgime për mënyrat si mund të zhvillohet stafi në gjithë nivelet e piramidës. Ky hulumtim identifikon qartë dy fusha kyçe të zhvillimit të stafit, të cilat zakonisht praktikohen nga shumica e personelit menaxhues. Ato janë:

  1. Industria/Koorporata/Produkti/Njohuri teknike
  2. Aplikimi i njohurive përmes aftësive të fituara

Faktori jetësor i suksesit për të frymëzuar të tjerët

Studimet universale të kryera me stafe të suksesshme nga një shumëllojshmëri e gjerë organizatash industriale, kanë analizuar një numër faktorësh. Së pari, shuma të mëdha monetare ishin shpenzuar në këto dy aspekte të rëndësishme të trajnimit personal. Trajnimi përbëhej nga zhvillimi i njohurive të punonjësve të industrisë në të cilën ata punonin dhe në produktet e tyre. Ata mësuan aftësi dhe teknika për të aplikuar njohuritë e fituara, por sidoqoftë, ekzistonte një faktor i rëndësishëm i cili nuk lidhej me posedimin e informaionit specifik industrial. Ky faktor i rëndësishëm përcaktoi dallimin mes atyre që ishin në kulm të profesionit të tyre dhe atyre që edhe pse arrinin një performancë të mirë, nuk mund të konkuronin kurrë me këta profesionistë. Ky faktor jetësor ishte motivimi personal ose dëshira për sukses. Ne të vërtetë, hulumtimi për njerëz shumë të suksesshëm tregon se ky faktor përbën një proporcion shumë më të madh të suksesit të tyre sesa njohuritë e tyre industriale, të produktit ose aftësitë e tyre teknike.

Motivimi për sukses

Jo vetëm kaq, por te individët apo ekipet me performancë të lartë, të kombinuara me të gjitha njohuritë dhe aftësitë e rëndësishme dhe të domosdoshme, motivimi për të patur sukses demonstroi se ishte aspekti që bëri dallimin e rëndësishëm.

Është vërtetuar se motivimi ose vullneti për të patur sukses peshojnë më shumë se muzika e lartë motivuese apo sesa ndonjë trokitje duarsh dhe përbehen nga 3 atribute të dallueshme. Këto atribute janë: drejtimi(drive), qëndrimi(attitude) dhe besimi (confidence). Tani njihet ndërkombëtarisht si faktori DAC, i cili është çelës për zhvillimin e stafit. Ai përfshin nevojën për të frymëzuar të tjerët dhe mundëson performancë të jashtëzakonshme. Zbatimi i faktorit DAC mund të mësohet, ushtrohet dhe zhvillohet. Kjo gjë i mundëson menaxherëve të motivojnë stafin dhe t’i ndihmojë ata në frymëzimin e të tjerëve.

Faktori DAC për të frymëzuar të tjerët

  1. Drejtimi/Drive

Elementi i parë është që punonjësit të drejtohen nga dëshira për të fituar. Kjo është ndërtuar mbi bazën që ata duhet, para së githash, të kenë diçka për të synuar. Kjo pjesë përfshin vendosjen e qëllimeve të ekspertëve dhe planifikimin personal. Vullneti për të fituar është i përcaktuar nga sasia e lëvizjes, energjisë ose iniciativave të treguara nga një individ në ndjekje të një qëllimi ose ambicie personale. Qëllimet e stafit janë zakonisht rreth qëllimeve të koorporatës apo të departamenteve përkatëse. Atyre u kërkohet të kuptojnë kriteret e performancës individuale, duke i lidhur ato me parashikimet e fitimit të kompanise ose me objektivat e tjera rreth të ardhurave dhe kostos. Këto të fundit, nuk arrijnë ta nxisin dhe ta drejtojnë individin, sepse mbeten qëllime të koorporatave, jo individuale. Si menaxherët, ashtu edhe punonjësit e thjeshtë në të shumtën e rasteve nxiten nga shpërblimet, bonuset ose rritjet në detyrë. Duke pritur që gradat dhe dosjet e tyrë të plotësohen, ata ndjejnë zellin e motivimit që i çon përpara. Shumica e punonjësve i kryejnë detyrat e tyre vetëm sepse duhet, jo të drejtuar nga pasioni dhe shpirti për të realizuar një performancë të jashtëzakonshme. Ndaj, për të zhvilluar punonjësit që ata të aspirojnë gjëra më të mëdha, duhet një drejtim i mirë, që të lidhë qëllimet e koorporatës me qëllimet personale.

Lexoni: 3 llojet e motivimit njerëzor. Cili motivim ju udhëheq?

  1. Qëndrimi

Faza e dytë e motivimit, ose dëshirës sukses, udhëhiqet nga mënyra në të cilën çdo individ mendon. Ky element ka të bëjë me qëndrimin dhe është më i rëndësishmi nga të gjithë atributet personale. Nuk ka asnjë veprim që mund të merret nga trupi nëse mendja nuk e vendos se duhet të ndërmerret. Është qëndrimi i mendjes që përcakton se çfarë veprimi do të jetë dhe mënyra në të cilën do të merret. Shumica e njerëzve kanë dëgjuar për të menduarit pozitiv. Është tema e librave të shumtë dhe kjo është një temë që shpesh del në diskutime dhe trajnime. Megjithatë, është fakt se shumica e njerëzve janë mendimtarë të përhershëm negativë. Ligji i konformitetit thotë se njerëzit janë në përputhje me mjedisin e tyre, cilido qoftë mjedisi i tyre. Shumica e menaxherëve janë të pakualifikuar në zhvillimin e qëndrimeve. Si rezultat, stafi vazhdimisht shoqërohet me një mjedis negativ, duke u bërë edhe më negativ. Nuk ka asnjë mënyrë për të marrë rezultate pozitive nga stafi me një qëndrim negativ. Për t’u bërë pozitiv, duhet të miratohen shprehi pozitive dhe ka shumë tipare të suksesit që do të garantojnë rezultate në aspektin e punës në një kornizë më të mirë të mendjes.

Lexoni: Vlerat njerëzore janë marrëveshja juaj më e rëndësishme në jetë

  1. Besimi

Elementi i tretë dhe i fundit i faktorit DAC është besimi. Do të ishte e vështirë të ruhej drejtimi dhe një qëndrim pozitiv pa të. Është roli i menaxherit për të mbështetur dhe zhvilluar besimin tek punonjësit. Menaxherët duhet të zhvillojnë nivelet e tyre të besimit për t’u mundësuar atyre të demonstrojnë te punonjësit se çdo gjë mund të arrihet. Universiteti i Kolumbias ka anketuar 2,000 CEO, nga një numër i industrive duke pyetur se cilat konsideronin ata të ishin atributet kryesore të prodhuesve të lartë që ata kanë punësuar ose me të cilët kanë punuar. Rezultatet janë tronditëse…

Element kyç i interpretuesve të shquar, të prodhuesve të lartë, të personelit ekselent është 93% motivim personal. Prandaj, në përfundim, aftësia e udhëheqësve të lartë në çdo korporatë për të frymëzuar punonjësit e tyre, përveç menaxhimit të biznesit, është me rëndësi të madhe.

Burimi: www.peopledevelopmentmagazine.com

Empower Team
Empower Teamhttp://www.empowermag.al
Empower Team kujdeset të publikojë artikuj të përzgjedhur që i shërbejnë 100% karrierës, rritjes personale dhe zhvillimit profesional.

Must Read

UK-Albania Tech Hub – mundësia që biznesi juaj (start-up) të kalojë në një fazë të re zhvillimi

UK-Albania Tech Hub, program i mbështetur nga Ambasada Britanike në Shqipëri ka hapur thirrjet për aplikim të sipërmarrësve (start-up), me afat deri...

Struktura, design dhe përmbajtja e CV-së tuaj përcakton se sa profesionist jeni!

CV duhet të ndërtohen me përkujdesjen e veçantë për të promovuar sa më mirë personalitetin, vlerat, edukimin dhe aftësitë tuaja. Struktura, design...

Çfarë nuk është lumturi sipas strategut të rritjes personale, Daryl Daughtry

Lumturi nuk do të thotë se duhet të arrish gjithçka që dëshiron Ti nuk do të gjesh lumturi duke arritur gjithçka që dëshiron apo...

Loja: “Ji gjithnjë i kënaqur!”

Je i/e mërzitur, në provime s'ke arritur rezultatet e pritshme, në punë nuk ndihesh i kënaqur, për pushimet s’ke planifikuar asgjë, as shoqja s’po...

Pse kompanitë duhet të ndalojnë duke u përpjekur aq shumë për t’i bërë punonjësit e tyre të lumtur

Themeluesja dhe CEO e Brightfox argumenton se kompanitë duhet të përqëndrohen në kënaqësi dhe jo në lumturi. Kompanitë shpesh ju premtojnë lumturi punonjësve të...

Regjistrohuni TANI! Eksploroni dhe fuqizoni potencialin tuaj!

www.empowermag.al është platforma #1 dixhitale dhe e vetme në Shqipëri dedikuar karrierës dhe zhvillimit personal e profesional.