Empower Zhvillim Personal dhe Profesional Rritje personale Si të bashkëpunoni me njerëz të cilët nuk ju pëlqejnë

Si të bashkëpunoni me njerëz të cilët nuk ju pëlqejnë

Mark Nevins, president i kompanisë së konsulencës Nevins, me fokus në fushën e udhëheqjes, menaxhimit të ndryshimit dhe efektivititetit organizacional, si dhe bashkëautor i librit Reinvent Yourself, ofron 6 këshilla praktike për të ndihmuar bashkëpunimin me njerëz të cilët nuk ju pëlqejnë.

  1. Reflektoni mbi shkakun e tensionimit tuaj dhe mënyrën se si po e trajtoni situatën

Hapi i parë është pranimi i situatës dhe reflektimi. Kujtoni gjithmonë, se: ju nuk do të merreni gjatë më të gjithë, por ka vlerë të veçantë çdo ndërveprimim juaji me të tjerët. Ju mund dhe duhet të mësoni nga pothuajse të gjithë njerëzit që ju takoni, dhe përgjegjësinë që kjo të ndodhë e keni ju, pavarsisht nëse marrëdhënia nuk është aq e lehtë. Vështroni rreth asaj që ju shkakton tension dhe cili është roli juaj në krijimin e këtij tensioni. Ka mundësi që mënyra sesi reagoni ndaj kësaj situate të jetë thelbi i problemit.

  1. Puna më e vështirë është të kuptoni perspektivën e personit tjetër

Pak njerëz zgjohen në mëngjes me qëllimin për ta bërë jetën tuaj të mjerueshme. Merrni kohën tuaj të mendoni qëllimisht për perspektivën e personit tjetër, veçanërisht nëse ai person është thelbësor për suksesin tuaj. Pyesni veten: Pse ky person vepron në këtë mënyrë? Çfarë e motivon atë? Si ai më percepton mua? Me çfarë mundem ta ndihmoj dhe për çfarë ai ka nevojë për mua?

  1. Bëhuni personi që zgjidhni problem, sesa personi kritik apo konkurrues

Që të jeni në gjëndje të punoni sa më mirë me njëri-tjetrin është e rëndësishme të zhvendoseni nga një qëndrim konkurrues tek një qëndrim bashkëpunues. Një taktikë është të ofroni ndihmë për të zgjidhur probleme që mund të jenë të personit tjetër. Më tepër sesa të përpiqeni të punoni me njëri-tjetrin, ka rëndësi të demostroni angazhim të drejtpërdrejtë. Këshillohet të pyesni personin tjetër se si mund të jeni më ndihmues dhe efektiv në raport me njeri-tjetrin.

  1. Bëni më shumë pyetje

Në situata të tensionuara, shumë prej nesh përpiqen të “tregojnë” se si do kishin vepruar. Ne mund të bëhemi më tepër bindës, por kjo zakonisht, në një moment të këtillë e përkeqëson situatën. Në vend të kësaj, përpiquni të bëni disa pyetje – ideale do ishin pyetjet e hapura pasi do të krijonin mundësinë e të shprehurit gjerë e gjatë. Neglizhojeni axhendën tuaj dhe përpiquni të bëni pyetje të mira. Tregoni që keni vërtetë durim për të dëgjuar përgjigjet e personit tjetër.

  1. Përvetësoni vetëdijen tuaj për stilin ndërpersonal

Është e lehtë për të grumbulluar arsye për konflike me persona të cilët nuk keni “kimi” me njëri-tjetrin, por duke qënë të vetëdijshëm se çdo njeri ka stilin e vet, dallimet duhen parë si ndihmesë. Supozoni se ju jeni personi introvert dhe një tip shumë sensitiv që preferoni të nxirrni konkluzione pasi keni shqyrtuar një bazë të gjerë të dhënash, brenda kohës tuaj në dispozicion. Ndërsa, personi tjetër është një tip ekstrovert dhe intuitiv, i rehatshëm për të reaguar në çdo moment, që fokusohet te rezultati final dhe zgjidhja e problemeve përmes angazhimit edhe të të tjerëve. Në një rast të tillë, kur jeni të detyruar të bashkëpunoni, duhet të jeni të vetëdijshëm që dallimet mes jush mund të jenë të dobishme nëse përshtaten dhe kombinohen me njëra-tjetrën.

  1. Kërkoni ndihmë

Kërkimi i ndihmës mund të gjallërojë një marrëdhënie të vështirë, pasi tregon se e vlerësoni inteligjencën dhe përvojën e personit tjetër.

Burimi: www.hbr.org

Must Read

5 strategji efektive që ju ndihmojnë të arrini sukses personal

Lisa Stephenson, autore e librit “Read Me First” dhe themeluese e kompanisë ndërkombëtare të konsulencës “Who Am I Projects” rekomandon 5 mënyra që ju...

Fuqia për të ndikuar është faktor kyç i suksesit në karrierë

Shumë njerëz mendojnë se ndikimi apo influenca ka të bëjë vetëm me shitjet apo marketingun. Në fakt, në çdo pozicion pune, ndikimi nevojitet për...

Si të jeni një bashkëbisedues i këndshëm?

Në ditën e sotme, shumica e njerëzve zgjedhin të duket interesant në sytë e të tjerëve duke i kushtuar një rëndësi dhe vëmendje të...

4 këshilla praktike si të përmirësojmë komunikimin me stafin

Hjalmar Gislason, themelues dhe CEO i GRID, shkruan për Harvard Business Review rregullat e tij që e ndihmojnë të komunikojë në mënyrë efektive me skuadrën....

9 këshilla si të rrisni mundësitë për sukses në sipërmarrjen tuaj

Për të pasur sukses në biznes sot, duhet të jeni fleksibël dhe të keni aftësi të mira planifikimi dhe organizimi. Shumë njerëz fillojnë një...

Azhornohuni në kohë reale me artikujt më të rinj!

Empower Magazine Albania ka një kujdes të vecantë rreth tematikave që trajtohen. Na ndiqni dhe do ta kuptoni!