Shkruaj artikullin tënd

www.empowermag.al garanton standarde të larta në përmbajtjen e informacionit të publikuar. Ekipi editorial kujdeset që informacioni i përzgjedhur nga burime primare apo sekondare të jetë profesional, i dobishëm, informativ dhe motivues.

Cilët mund të kontribuojnë?

Inkurajohen të gjithë studiuesit si dhe të apasionuarit pas fushës së zhvillimit personal dhe profesional për të kontribuar me artikuj.

Pse inkurajohet të kontribuoni me artikuj në www.empowermag.al?

  • Ndikimi pozitiv në jetën e njerëzve

Komuniteti i synuar janë njerëzit e vendosur për të arritur më të mirën nga vetja në rrafshin personal dhe/ose profesional, ndaj kontributi juaj do të ndikojë në përmbushjen e këtij misioni. Lexuesit tanë janë të ngazëllyer për të mësuar se si mund të arrijnë më shumë duke maksimizuar potencialin e tyre.

  • Ekspozimi juaj si kontribues

Ne do të angazhohemi maksimalisht që artikulli juaj të shpërndahet në gjitha kanalet tona të komunikimit me qëllimin maksimizimin e numrit të lexuesve. Ekipi ynë editorial angazhohet t’ju mundësojë të dhëna statistikore mbi lexuesit sipas interesit tuaj.

3 hapat që duhet të ndiqni

Hapi 1:  Zgjidhni temën për të cilën dëshironi të shkruani. Përcaktoni se në cilën prej kategorive të faqes mund të ishte e përshtatshme të promovohej.

Hapi 2:  Shkruajeni artikullin e plotë. Formatojeni materialin në variantin: Font: Calibri; Madhësia: 11; Minimumi i fjalëve: 800.

Hapi 3: Dërgojeni artikullin shoqëruar me një prezantim të shkurtër të vetëvetes në adresën [email protected].

Kujdes: Artikulli duhet të ruajë origjinalitetin tuaj. Ekipi ynë editorial rezervon të drejtën për të bërë redaktime të vogla në përputhje me udhëzimet dhe qëllimin për të përmirësuar qartësinë e artikullit.

Mezi presim të lexojmë atë çfarë keni për të thënë për lexuesit. Mos hezitoni të na komunikoni për çdo pyetje dhe/ose sugjerim.