Empower Zhvillim Personal dhe Profesional Rritje personale Rezistenca, ndër aftësitë më të rëndësishme që duhet zotëruar për një jetë...

Rezistenca, ndër aftësitë më të rëndësishme që duhet zotëruar për një jetë të lumtur

Për sipërmarrësin, shkrimtarin dhe kryeredaktorin e revistës The Best You – dedikuar zhvillimit personal, Benardo Maya, rezistenca është një nga aftësitë më të rëndësishme që duhet zotëruar për një jetë të lumtur.

Rezistenca vlerësohet si një kombinim aftësish njerëzore. Pjesërisht rezistenca ka të bëjë me aftësinë për të kapërcyer momentet e vështira (përfshirë dështimin) nga e cila në këmbim fitojmë një përvojë ku mësojmë.

Njerëzit me rezistencë të fortë kapërcejnë pengesa dhe janë mirënjohës për kënaqësitë e thjeshta të jetës, duke i parë këto kënaqësi si dëshmi të suksesit aktual.

Njerëzit rezistent i kalojnë lehtësisht pengesat përmes besimit të tyre duke i thënë vetes “gjithçka ndodh për një arsye”. Për ta, çfarëdo ngjarje të ndodhë, është një përvojë e të mësuarit e dhënë nga universi. Ky është një qëndrim thellësisht fuqizues.

Disa njerëz janë rezistent që në moshë të re. Duket, sikur asgjë nuk i shqetëson apo i pengon ata, dhe ata kanë një qëndrim të natyrshëm për të marrë më të mirën nga vetja e tyre. Rezistenca nuk është vetëm një tipar i lindur, ashtu si shumë sjellje të tjera, të cilat gjithashtu nuk janë të lindura. Rezistenca është një aftësi, të cilën disa njerëz e përvetësojnë dhe e mësojnë që në moshë të hershme. Është aftësi që mund të mësohet nga cilido.

Për Benardo Maya rezistenca është themeli për ngjarjet e tjera të jetës. Në çdo rast suksesi, nuk ekziston asnjë person që të mos e ketë fituar si aftësi. Shumë prej nesh nuk e zbulojnë se sa rezistent janë deri në momentin që përballen me një problem apo sfidë.

Prindërit dakordësohen që do bënin gjithçka për të mbajtur fëmijën të sigurt. Ne nuk do të tërhiqemi apo rrëzohemi nësë personi ynë më i dashur do të përballej me një rrezik të menjëhershëm. Nga kjo kuptojmë se rezistenca mësohet dhe përdoret atëherë kur ke nevojë. E rëndësishmë është të provosh të jesh rezistent kur ke nevojë, pasi vetëm kështu mund ta mësosh dhe fitosh atë aftësi.

/The Best You Magazine

Empower Team
Empower Teamhttp://www.empowermag.al
Empower Team kujdeset të publikojë artikuj të përzgjedhur që i shërbejnë 100% karrierës, rritjes personale dhe zhvillimit profesional.

Must Read

Nis kursi i parë i programimit “Java from Scratch” nga SDA Albania në partneritet me Protik dhe AADF

Software Development Academy në bashkëpunim me Qendrën Protik dhe Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe në partneritet me Bashkinë e Tiranës dhe Agjensinë Kombëtare...

Si të ndalojmë krahasimin me të tjerët në rrugën drejt arritjes së qëllimeve

“Krahasoje veten më shumë me të tjerët" është një nga këshillat që asnjeri nuk ka nevojë ta dëgjojë. Pse? Sepse krahasimi i vetes me të tjerët...

Intervistë me Suela Tuci / Organizimi i eventeve online, sfidat dhe mundësitë

"Kam mësuar se njerëzit do të harrojnë atë që u keni thënë, do të harrojnë atë që keni bërë për ta, por kurrë nuk...

6 këshilla praktike për menaxhimin efektiv të burimeve njerëzore në kompanitë tuaja

"Më pëlqen të ndihmoj të tjerët“ dhe "Jam një person i orientuar nga njerëzit’’ janë dy arsye të zakonshme që profesionistët e Burimeve Njerëzore...

A. Guterres (OKB): të mësojmë nga kjo krizë pandemie për t’u ringritur më të fortë

COVID-19 po i sulmon shoqëritë në thelbin e tyre, duke marrë jetë dhe duke cënuar jetesën. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), efektet potenciale në...

Fuqizoni vetveten!

www.empowermag.al është platforma #1 dixhitale dhe e vetme në Shqipëri dedikuar karrierës dhe zhvillimit personal e profesional.