Pse kompanitë duhet të ndalojnë duke u përpjekur aq shumë për t’i bërë punonjësit e tyre të lumtur

0
135

Themeluesja dhe CEO e Brightfox argumenton se kompanitë duhet të përqëndrohen në kënaqësi dhe jo në lumturi. Kompanitë shpesh ju premtojnë lumturi punonjësve të tyre për t’i tërhequr dhe për t’i mbajtur të angazhuar – por në realitet, nëse dëshironi punonjës të lumtur, ju duhet të punësoni njerëz të lumtur.

Çështja është se, lumturia nuk është opsion/zgjidhje që i përshtatet të gjithëve dhe është jashtëzakonisht e vështirë për tu dhënë. Ofrimi falas i kurseve të yoga-s, drekës apo abonimi në palestër mundet teorikisht të bëjë disa punonjës të lumtur. Sidoqoftë kjo nuk do të thotë asgjë për ata të cilët vlerësojnë angazhimin fleksibël apo mundësitë më të mira për të mësuar.

Garantimi i lumturisë për punonjësit do të rezultojë në një sfidë të vazhdueshme. Gjithmonë do të ketë individë në organizatë që janë të pakënaqur, pavarsisht asaj se çfarë ofron kompania në aspektin e përfitimeve. Për të krijuar një mjedis pune të shkëlqyer, duhet të bëni një ndryshim të thjeshtë. Ndaloni së përpjekuri aq shumë për t’i bërë të lumtur punonjësit tuaj. Përqëndrohuni në kënaqësitë e tyre.

Më poshtë jepen tri mënyra praktike:

  1. Jepini punonjësve tuaj mundësinë për tu rritur dhe zhvilluar
  2. Krijoni një kulturë të ofrimit të feedback-ut në vazhdimësi
  3. Ushqeni ndjesinë një komuniteti bashkëpunues

Shumica e kompanive shpenzojnë kohë dhe përpjekje për të sjellë lumturi në mjedisin e punës – por ato po vendosin vëmendjen në vendin e gabuar. Kompanitë duhet të përpiqen të maksimizojnë kënaqësinë e punonjësve. Nëse krijoni një mjedis pune ku punonjësit ndihen të angazhuar, do të kuptoni se lumturia vjen natyrshëm.

/fastcompany.com