Empower Zhvillim Personal dhe Profesional Rritje personale Platformat ndërkombëtare më të mira për të mësuar online

Platformat ndërkombëtare më të mira për të mësuar online

Në një kohë si kjo e sotmja, ku teknologjia zhvillohet dita-ditës me shpejtësi, aftësia për t’iu përshtatur këtyre ndryshimeve bëhet domosdoshmëri. Që procesi i përshtatjes të jetë sa më i efektshëm, ne duhet të kujdesemi që informacioni që zotërojmë të jetë sa më i përditësuar. Për fat të mirë, sot nuk të nevojitet medoemos të jesh i pranishëm në bibliotekë për të patur mundësinë e leximit të një spektri të gjerë informacioni për çështje të ndryshme. Informimi përmes platformave online po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje, si forma alternative e të mësuarit online.

Më poshtë, bazuar edhe në përvojë personale, do të listoj disa nga platformat ndërkombëtare online më të mira për t’u informuar, duke cituar edhe problematika të konstatuara dhe mënyrat e përzgjedhjes së informacionit:

  1. YouTube

YouTube vlerësohet si një ndër platformat informative me video më të njohura në botë. Sipas Quora, do të nevojiteshin më shumë se 60.000 vite për të parë secilën video të publikuar në YouTube. Të drejtën për të publikuar video në këtë platformë e ka kushdo. Kjo sjell që përmbajtja e informacionit të jetë cilësisht e ndryshme. Për rrjedhojë, ne duhet të jemi në gjëndje të përzgjedhim informacionin bazuar në disa karakteristika, si kualiteti, origjina, etj. Opsionet në kategorizimin e videove janë të limituara ndaj lind nevoja që përdoruesit e platformës të përmirësojnë aftësitë në kërkimin e informacionit. Ndonëse se disa kanale krijojnë “playlist” është e këshillueshme për përzgjedhje të informacionit të përdorni fjalë kyçe si filtër, të vlerësoni komentet dhe numrin e shikueshmërisë dhe të konfirmoni nëpërmjet Linked-in dhe/ose Google përvojën dhe legjitimitetin e profilit të autorit/subjektit. Materiali në YouTube mundësohet falas. Platforma nuk të mundëson certifikim, por në disa aftësi mund të krijosh stimulime ose një portofol pune si vërtetim i njohurive.

Vlerësimi: 4.0/5

  1. edX:

edX është një platformë edukative online e krijuar nga Harvard University dhe MIT. Cilësia e informacionit është e garantuar. Kjo platformë të mundëson të ndjekësh kurse të nivelit universitar. Kurset mund të ndiqen pa pagesë. Në rast se kandidati synon që kursi të dokumentohet me certifikatë nevojitet kryerja e një pagese. edX strukturon një kurs në një listë videosh, artikujsh dhe kuicesh. Ju mund t’i shkarkoni videot dhe t’i shihni kur të dëshironi. Informacioni është pak më i avancuar sesa duhet për një person që nuk është aspak i njohur me fushën për të cilën do zhvillojë kursin. Për rrjedhojë, edX rekomandohet për njerëz të fushës, studentë, alumni, specialistë, sipërmarrës apo studiues.

Vlerësimi: 4.7/5

  1. LinkedIn learning

LinkedIn learning është një platformë e krijuar nga rrjeti social Linkedin i cili është një rrjet social shumë i mirë për të rekrutuar, për të gjetur punë si dhe për të krijuar një network profesionistësh. Linkedin learning garanton përmbajtje cilësore të informacionit dhe një shumëllojshmëri kursesh (më shumë se edX). Një avantazh tjetër është se në mbarim të kursit merret një certifikatë e cila të njihet në platformën Linkedin dhe të shton mundësitë për t’u rekrutuar. Strukturimi i informacionit është i ngjashëm me edX. Në këtë platformë dominojnë materialet në format video të cilat mund të shkarkohen dhe shihen në çdo moment përmes celularit apo kompjuterit personal.

Vlerësimi: 4.7/5

  1. MasterClass

MasterClass ofron kurse edukative online të të gjitha niveleve dhe zhanerave me fokus studentët. MasterClass u themelua në vitin 2014 në Kaliforni, USA me synim angazhimin e profesionistëve në rang global për regjistrimin dhe publikimin e kurseve të tyre. Në platformë gjenden emra të shquar si Gordon Ramsey, David Lynich, Martin Scorcese, apo Natalie Portman. Aktualisht në këtë platformë dominojnë kurse të artit viziv, muzikor, grafik dhe design. Cilësia e audios dhe videos është më e larta nga të gjitha platformat në treg. Strukturimi i informacionit është i ngjashëm me platformat e tjera të përmendura më sipër. Përdoruesit nuk certifikohen për njohuritë e fituara nga ndjekja e kurseve, ndonëse dijet kanë vlerë të shtuar në rritjen personale dhe profesionale pasi mundësohen nga personalitete të mirënjohura.

Vlerësimi: 4.9/5

  1. Aplikacione të dedikuara si Mimo, Duolingo, etj

Një formë e re e të mësuarit është të mësosh duke luajtur lojra. Mimo dhe Duolingo janë dy aplikacione të cilat funksionojnë si lojra edukative. Sa më rezultativ në lojë, aq më tepër njohuri të fituara. Mimo të mëson të kodosh duke zhvilluar kuice dhe lojra të ndryshme. Duolingo është platforma më e njohur për të mësuar mbi 30 gjuhë të huaja dhe aplikacioni arsimor më i shkarkuar në botë, me më shumë se 300 milion përdorues. Misioni i saj është t’a bëjë arsimin falas, argëtues dhe të arritshëm për të gjithë. Duolingo është konceptuar për t’u ndjerë si një lojë dhe është vërtetuar shkencërisht se është mjaft efektive në procesin e të mësuarit.

Vlerësimi: 4.2/5

  1. Udemy

Udemy është një platformë edukative e ngjashme me edX dhe LinkedIn learning. Kjo platformë është më popullore dhe e mirëstabilizuar në treg. Përsa i përket cilësisë së informacionit është më i ulët se edX ose MasterClass, por është i ngjashëm me LinkedIn. Shumëllojshmëria e kurseve është një ndër pikat e forta të Udemy. Kurset mundësohen me pagesë që varion nga 10 deri 100 dollarë. Kurset i ofrohen kryesisht studentëve dhe profesionistëve të rinj me qëllim përmirësimin e aftësive të tyre të lidhura me pozicionin e punës.

Vlerësimi: 4.4/5

Të gjitha platformat e përmendura më sipër shtojnë vlerë tek çdo përdorues dhe të krijojnë mundësinë e të mësuarit online/ në distancë. Në përzgjedhjen e platformave duhet të jemi të kujdesshëm e objektiv bazuar tek natyra/niveli e/i informacionit që kërkojmë dhe koha në dispozicion. Mundësitë ekonomike mund të jenë një faktor kushtëzues në përzgjedhjen e platformës, ndonëse kosto llogaritet relativisht e vogël.

Përgatiti: Hersli Selimaj, Content Editor, Empower Magazine Albania dhe student në vitin e parë në programin Bachelor në Administrim Biznesi, me profil Menaxhim pranë Tirana Business University College.

Empower Team
Empower Teamhttp://www.empowermag.al
Empower Team kujdeset të publikojë artikuj të përzgjedhur që i shërbejnë 100% karrierës, rritjes personale dhe zhvillimit profesional.

Must Read

Platformat ndërkombëtare më të mira për të mësuar online

Në një kohë si kjo e sotmja, ku teknologjia zhvillohet dita-ditës me shpejtësi, aftësia për t’iu përshtatur këtyre ndryshimeve bëhet domosdoshmëri. Që procesi i...

Menaxhimi i artit në kushtet e pandemisë, nevojë dhe mundësi

/artikull i shkruar për Empower Magazine Albania nga Pandi Madhi dhe Oltjon Valisi, pedagogë pranë Fakultetit Administrim Biznesi në Tirana Business University College. *** Nga shumë...

Nis kursi i parë i programimit “Java from Scratch” nga SDA Albania në partneritet me Protik dhe AADF

Software Development Academy në bashkëpunim me Qendrën Protik dhe Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe në partneritet me Bashkinë e Tiranës dhe Agjensinë Kombëtare...

Si të ndalojmë krahasimin me të tjerët në rrugën drejt arritjes së qëllimeve

“Krahasoje veten më shumë me të tjerët" është një nga këshillat që asnjeri nuk ka nevojë ta dëgjojë. Pse? Sepse krahasimi i vetes me të tjerët...

Intervistë me Suela Tuci / Organizimi i eventeve online, sfidat dhe mundësitë

"Kam mësuar se njerëzit do të harrojnë atë që u keni thënë, do të harrojnë atë që keni bërë për ta, por kurrë nuk...

Fuqizoni vetveten!

www.empowermag.al është platforma #1 dixhitale dhe e vetme në Shqipëri dedikuar karrierës dhe zhvillimit personal e profesional.