Empower Zhvillim Personal dhe Profesional Karriera Maksimizoni të ardhurat tuaja duke punuar me zgjuarsi

Maksimizoni të ardhurat tuaja duke punuar me zgjuarsi

Më tepër se të punoni fort, ka rëndësi të punoni me zgjuarsi. Të punoni me zgjuarsi do të thotë të jeni të hapur për të zhvilluar kompetenca profesionale të cilat ju kursejnë kohë dhe përpjekje. Njerëzit të cilët i qasen punës me zgjuarsi kanë më tepër probabilitet të promovohen, të rriten profesionalisht apo t’ju krijohen më tepër mundësi financiare sipas Monica Davis, autore, stratege e rritjes personale dhe themeluese e Publisher of Exceptional People Magazine.

Më poshte jepen 8 sugjerime:

  1. Mësimi i gjërave të reja mund t’ju marrë kohë, por të jeni të sigurtë që do të keni një kthim të mirë të investimit tuaj.
  2. Studioni kolegët tuaj të cilët ju kanë impresionuar me performacën e tyre në punë. Vëzhgoni dhe mësoni. Mbani shënim se si ata i bëjnë gjërat ndryshe nga ju. Analizoni diferencat në mënyrën se si i qaseni punës.
  3. Mos hezitoni të sqaroheni për gjithçka të paqartë lidhur me punën tuaj. Mblidhni informacionin që ju mungon përpara nisjes së detyrës. Praktikoni dëgjimin aktiv në mjedisin e punës.
  4. Bëjeni veten një punonjës, kompania të cilin nuk do donte ta humbiste kurrësesi. Shefi juaj është në gjendje të mendojë se ju jeni një aset i rëndësishëm për kompaninë, nëse beson se jeni në gjëndje të zëvëndësoni mungesat e kolegëve. Të jeni në gjendje të kryeni çdo detyrë që lind nevoja tregon se keni një zotërim të vendit të punës dhe të mënyrës së si operoni.
  5. Mos e mashtroni veten apo të tjerët lidhur me kufizimet apo limitet tuaja. Kur punoni me zgjuarsi nuk mund të thoni “PO” ndaj çdo gjëje. Në vend të kësaj përgjigje, ju duhet ta harxhoni kohën tuaj me zgjuarsi dhe ta kryheni punën tuaj në mënyrën më të mirë të mundshme.
  6. Ejani të përgatitur për të punuar çdo ditë me produktivitet. Flini mjaftueshëm dhe përgatituni për të nesërmen në mënyrë që të jeni efikas në punë.
  7. A është mjedisi juaj i punës i rregullt? T’i qaseni punës me zgjuarsi do të thotë gjithashtu të keni një mjedis pune të organizuar në formën e tillë që ju mund ta kryeni punën tuaj me shpejtësi dhe efikasitet.
  8. Merrni kohën tuaj përpara çdo projekti. Analizoni detyrat që duhen kryher, bëni një plan dhe filloni nga puna. Rekomandohet të vizualizoni fundin e projektit përpara se ta nisni atë.

Ndonëse nuk është turp të punoni fort, përpiquni t’i qaseni punës me zgjuarsi. Të ardhurat tuaja mund t’i përmirësoni nëse mendoni paraprakisht për kompleksitetin e detyrës të cilën duhet të kryeni, jeni të hapur për të provuar mënyra/metoda të reja të punës, si dhe bëheni të domosdoshëm në vendin tuaj të punës.

Burimi: www.exceptionalmag.com

Empower Teamhttp://www.empowermag.al
Empower Team kujdeset të publikojë artikuj të përzgjedhur që i shërbejnë 100% karrierës, rritjes personale dhe zhvillimit profesional.

Must Read

Fjala ju fuqizon ose ju fundos! Si të jeni të patëmetë me fjalët tuaja?

Fjala nuk është thjesht një tingull, apo një simbol i shkruar. Fjala është forcë; ajo është fuqia që ju keni për të shprehur dhe...

Të menduarit pozitivisht, një faktor kryesor për arritje personale

A po të pengon në rrugën tënde drejt suksesit një qëndrim mendor negativ? Nëse po, është koha të ndryshosh. Personi që mendon negativisht e...

Si të fuqizojmë vendosmërinë dhe kreativitetin duke qëndruar të frymëzuar

Frymëzimi është në thelb të suksesit personal dhe profesional. Një njeri pa frymëzim nuk mund të arrijë rezultate të mëdha. Frymëzimi ju ndihmon të...

5 strategji efektive që ju ndihmojnë të arrini sukses personal

Lisa Stephenson, autore e librit “Read Me First” dhe themeluese e kompanisë ndërkombëtare të konsulencës “Who Am I Projects” rekomandon 5 mënyra që ju...

Fuqia për të ndikuar është faktor kyç i suksesit në karrierë

Shumë njerëz mendojnë se ndikimi apo influenca ka të bëjë vetëm me shitjet apo marketingun. Në fakt, në çdo pozicion pune, ndikimi nevojitet për...

Azhornohuni në kohë reale me artikujt më të rinj!

Empower Magazine Albania ka një kujdes të vecantë rreth tematikave që trajtohen. Na ndiqni dhe do ta kuptoni!