Empower Zhvillim Personal dhe Profesional Motivim Loja: “Ji gjithnjë i kënaqur!”

Loja: “Ji gjithnjë i kënaqur!”

Je i/e mërzitur, në provime s’ke arritur rezultatet e pritshme, në punë nuk ndihesh i kënaqur, për pushimet s’ke planifikuar asgjë, as shoqja s’po ta var kohët e fundit. Ndihesh vetëm e të duket sikur askush si ka kaluar ato që ti po kalon! Mendon se ti je njeriu më “pa fat”.  Është koha që të mësosh një lojë. Loja është: “Ji  gjithnjë i kënaqur!”.  Unë këtë lojë e kam mësuar kur isha 11 vjeçe, nga një libër që e morra dhuratë nga prindërit. Ai libër u bë udhërrëfyesi im më i mirë dhe quhet “Poliana”.

Si ta luash këtë lojë? Loja është që në çfarëdo situate, sa herë të ndodh një gjë që nuk të pëlqen, të mos mërzitesh, por të gjesh diçka të gëzueshme, pavarësisht se çfarë mund të jetë ajo. Loja filloi në momentin që Poliana dëshironte të kishte një kukull, por mori si dhuratë një palë paterica. Poliana u mërzit dhe babai me mençuri i tha: Kur të ndodhë ndonjë gjë që nuk të pëlqen si për shembull të gjesh një palë paterica në vend të një kukulle, mendo menjëherë për çfarë shërbejnë ato, e kështu sheh që ti ke dy këmbë të shëndetshme dhe të forta, që të lejojnë të vraposh e të ngjitesh nëpër pemë, kështu i harron të gjitha të tjerat.

Nga Poliana mësova 3 gjëra tepër të rëndësishme:

1. Duke mos i kushtuar rëndësi atyre që ti s’ke dhe vlerësuar ato që ti ke do jesh gjithmonë një njeri mirënjohës, falenderues dhe i lumtur.
Poliana ishte një vajzë e varfër që i humbi të dy prindërit në një moshë të vogël dhe u detyrua të qëndronte me tezen që nuk e kishte parë asnjëherë e cila e pranoi vetëm për të kryer detyrën dhe jo se kishte ndonjë ndjenjë për Polianën. Edhe pse shumë e pasur tezja caktoi për Polianën dhomën më të ftohtë dhe boshe në papafingo, por ajo asnjëherë nuk u dorëzua, nuk e ofendoi tezen e as u mërzit me të por e falenderoi.

2. Asnjëherë mos u dorëzo!
Edhe pse në momentin që Poliana u zhvendos në vendin ku tezja qëndronte askush nuk e dinte lojën e saj dhe askush nuk e njihte atë, por ajo me këmbëngulje, shumë pozitivitet dhe dashuri ua mësoi të gjithëve dhe i bëri ata pjesë të kësaj loje. Nëse ti beson në diçka, mund ti bësh edhe të tjerët ta besojnë atë!

3. Dhuro dashuri dhe pozitivitet dhe asnjëherë nuk do të mbetesh vetëm.
Poliana duke u përkujdesur për të gjithë e duke shpërndarë pozitivitetin e saj fitoi dashurinë dhe respektin e tyre. Kur Poliana u aksidentua gjithë fshati shkoi në shtëpinë e teze Polit dhe të gjithë luteshin për të, ata ja rikujtuan Polianës lojën që ajo iu mësoi dhe e ndihmuan atë ta kalonte edhe këtë situatë të vështirë.

Le të luajmë pak. Vazhdon të jesh e mërzitur? Cila është arsyeja e mërzitjes tënde? Cila është më e keqja që mund të ndodhë pas kësaj situate? A mund të shkonte më keq?! Gjithmonë mund të shkojë më keq se kaq! E pra, ji falenderues që nuk shkoi dhe më keq, sepse ka njerëz që po kalojnë situata dhe më të vështira se ty. Kujto që asnjë vështirësi nuk është e përjetshme, nesër do të jetë një ditë e re me plot surpriza dhe emocione. Gjëra të reja të presin.

Pas 10 vitesh unë vazhdoj akoma ta luaj lojën dhe kjo më mban gjithmonë të karikuar me pozitivitet dhe lumturi. Po ti a do fillosh ta luash atë?

Must Read

Struktura, design dhe përmbajtja e CV-së tuaj përcakton se sa profesionist jeni!

CV duhet të ndërtohen me përkujdesjen e veçantë për të promovuar sa më mirë personalitetin, vlerat, edukimin dhe aftësitë tuaja. Struktura, design...

Çfarë nuk është lumturi sipas strategut të rritjes personale, Daryl Daughtry

Lumturi nuk do të thotë se duhet të arrish gjithçka që dëshiron Ti nuk do të gjesh lumturi duke arritur gjithçka që dëshiron apo...

Loja: “Ji gjithnjë i kënaqur!”

Je i/e mërzitur, në provime s'ke arritur rezultatet e pritshme, në punë nuk ndihesh i kënaqur, për pushimet s’ke planifikuar asgjë, as shoqja s’po...

Pse kompanitë duhet të ndalojnë duke u përpjekur aq shumë për t’i bërë punonjësit e tyre të lumtur

Themeluesja dhe CEO e Brightfox argumenton se kompanitë duhet të përqëndrohen në kënaqësi dhe jo në lumturi. Kompanitë shpesh ju premtojnë lumturi punonjësve të...

Fjala ju fuqizon ose ju fundos! Si të jeni të patëmetë me fjalët tuaja?

Fjala nuk është thjesht një tingull, apo një simbol i shkruar. Fjala është forcë; ajo është fuqia që ju keni për të shprehur dhe...

Regjistrohuni TANI! Eksploroni dhe fuqizoni potencialin tuaj!

www.empowermag.al është platforma #1 dixhitale dhe e vetme në Shqipëri dedikuar karrierës dhe zhvillimit personal e profesional.