Empower Zhvillim Personal dhe Profesional Kreativitet Kreativiteti, aftësi që fitohet përmes ushtrimeve të përditshme

Kreativiteti, aftësi që fitohet përmes ushtrimeve të përditshme

Kreativiteti është një ndër tre aftësitë më të kërkuara në tregun e punës në një studim të kryer nga Forumi Ekonomik Botëror (World Economic Forum). Ky artikull ka si qëllim të informojë se kreativiteti nuk është talent individual, por është aftësi që mund të fitohet dhe fuqizohet përmes ushtrimeve ditore sistematike.

Forumi Ekonomik Botëror e përcakton kreativitetin si aftësia për të dhënë ide të dobishme apo të pazakonta për një temë apo situatë të caktuar, ose për të zhvilluar alternativa krijuese për zgjidhjen e një problemi.

Një nga mënyrat për të zhvilluar ide të pazakonta është të reflektojmë mbi zakonet dhe gjërat tashmë rutinë. Zakonet ju lejojnë t’i bëni gjërat shpejt dhe të përsërisni të njëjtat gjëra pa shumë mendime. Çdo gjë – nga mënyra se si e rregullojmë shtratin tonë, se si i organizojmë mbledhjet apo shkruajmë email-in tonë – është e kodifikuar, thjeshtuar dhe përsëritur për të kursyer kohë.

“Të gjithë fëmijët janë artistë. Problemi  është se si të mbeten artist kur rriten.” është një nga shprehjet e Pablo Picaso. Kur ne përpiqemi të bëjmë gjëra në mënyrë automatike, ne jemi duke e braktisur krijimtarinë. Për të menduar ndryshe, ne duhet të veprojmë ndryshe. Në këtë artikull do të njiheni me 21 ushtrime të cilat ju motivojnë dhe orientojnë të veproni disi më ndryshe çdo ditë.

  1. Vizatoni dikë ose diçka, pa vështruar në letrën që po vizatoni;
  2. Shkruani me dorën tuaj jo-dominuese. Nëse zakonisht shkruani me dorën e djathtë, provoni të shkruani me dorën e majtë, apo anasjelltas;
  3. Shkruani me të dy duart në të njëjtën kohë (arkitekti Louis Kahn ishte i mahnitshëm në këtë gjë);
  4. Fotografoni hijet;
  5. Fotografoni duar, këmbë, rrudha, apo çdo gjë tjetër përveç fytyrës së personit.
  6. Shkruani një tregim të shkurtër për një takim që sapo keni pasur.
  7. Mbani një ditar që nuk ka shkrime, por vetëm vizatime, skica, foto, etj.
  8. Shmangni sa mundeni monotoninë e veshjeve serioze në punë.
  9. Në vend që të dërgoni një tekst me email, dërgoni një video të shkurtër që shpjegon përmbajtjen e e-mailit.
  10. Në vend që të fotokopjoni një imazh, përpiquni ta vizatoni atë në një letër të tejdukshme sipër saj.
  11. Kur të zgjoheni, rregullojeni shtratin tuaj në një mënyrë tjetër.
  12. Hani darkën tuaj për mëngjes. Për darkë, konsumonin mëngjesin.
  13. Organizoni një takim jashtë ambjenteve të mbylluara, duke shijuar motin e mirë, relievin, etj.
  14. Ndryshoni itenearin e rrugës tuaj nga shtëpia në punë dhe anasjelltas. Aplikoni një mënyrë tjëtër transporti;
  15. Ne priremi të bëjmë të njëjtën rrugë çdo ditë, ndonëse ushqimin e ndërrojmë çdo ditë. Bëni të kundërtën për ushqimin dhe konsumoni të njëjtën gjë për drekë çdo ditë për një javë.
  16. Në vend që të caktoni një takim përmes postës elektronike, dërgoni një ftesë me letër/postë.
  17. Merrni tekstin e një kënge dhe këndojeni me një muzikë tjetër.
  18. Dëgjoni një regjistrim me video me shpejtësi 1.5 herë.
  19. Fillojeni leximin e një libri nga mesi i tij. Hapeni në një faqe të rastësishme dhe fillojeni aty leximin. Pastaj rifilloni leximin nga fillimi i librit.
  20. Pini ujë nga një tas supe – francezët e bëjnë këtë më kafen.
  21. Mundohuni të mos përdorni asnjë teknologji për një orë çdo javë. Në vend të postës elektronike, shkoni në zyrën e dikujt për ta informuar. Në vend të Instagram-it, lexoni një libër, Në vend të Netflix, preferoni të vështroni në horizont nga dritarja e shtëpisë tuaj.

Burimi: www.inc.com

Empower Team
Empower Teamhttp://www.empowermag.al
Empower Team kujdeset të publikojë artikuj të përzgjedhur që i shërbejnë 100% karrierës, rritjes personale dhe zhvillimit profesional.

Must Read

Çfarë nuk është lumturi sipas strategut të rritjes personale, Daryl Daughtry

Lumturi nuk do të thotë se duhet të arrish gjithçka që dëshiron Ti nuk do të gjesh lumturi duke arritur gjithçka që dëshiron apo...

Loja: “Ji gjithnjë i kënaqur!”

Je i/e mërzitur, në provime s'ke arritur rezultatet e pritshme, në punë nuk ndihesh i kënaqur, për pushimet s’ke planifikuar asgjë, as shoqja s’po...

Pse kompanitë duhet të ndalojnë duke u përpjekur aq shumë për t’i bërë punonjësit e tyre të lumtur

Themeluesja dhe CEO e Brightfox argumenton se kompanitë duhet të përqëndrohen në kënaqësi dhe jo në lumturi. Kompanitë shpesh ju premtojnë lumturi punonjësve të...

Fjala ju fuqizon ose ju fundos! Si të jeni të patëmetë me fjalët tuaja?

Fjala nuk është thjesht një tingull, apo një simbol i shkruar. Fjala është forcë; ajo është fuqia që ju keni për të shprehur dhe...

Të menduarit pozitivisht, një faktor kryesor për arritje personale

A po të pengon në rrugën tënde drejt suksesit një qëndrim mendor negativ? Nëse po, është koha të ndryshosh. Personi që mendon negativisht e...

Azhornohuni në kohë reale me artikujt më të rinj!

Empower Magazine Albania ka një kujdes të vecantë rreth tematikave që trajtohen. Na ndiqni dhe do ta kuptoni!