Hartimi profesional i CV

CV duhet të ndërtohen me përkujdesjen e veçantë për të promovuar sa më mirë personalitetin, vlerat, edukimin dhe aftësitë tuaja. Struktura, design dhe përmbajtja e CV-së janë elementë thelbësor që garantojnë avantazh profesional në rekrutim.

Më poshtë jepet si shembull i sugjeruar varianti i CV së znj. Marissa Mayer, në kohën kur ishte Presidente/CEO e Yahoo, karrierë të cilën e vijoi deri në vitin 2017. Aktualisht znj. Mayer është bashkë-themeluese e kompanisë Lumi Labs.

Struktura, design dhe përmbajtja e CV-së

CV-të tradicionale udhëhiqen nga parimi i strukturave informative narrative me qëllimin për të pasqyruar sa më gjerësisht atributet dhe përvojat e kandidatit. Konkluzioni është se paragrafët e gjatë nuk janë tërheqës në një CV moderne. CV-ja e znj. Mayer na njeh me një version tjetër, tërheqës në një epokë dixhitale. Informacioni në çdo nën/kategori është i strukturuar në 1 fjali. Më shumë se 1/2 e tekstit shoqërohet nga një ikonë vetë-ilustruese dhe rreth 1/4 e informacionit pasqyrohet edhe në mënyrë grafike (rrethi, etj).

Ky strukturim i CV-së na jep mundësinë t’a përvetësojmë shpejt informacionin. Elementët grafikë tërheqin vëmendjen e lexuesit dhe rrisin probabilitetin për angazhim.

Struktura dhe design janë efektive, por ndikimi rritet nga zgjedhja e përmbajtjes në CV. Fakti që znj. Mayer preferon të tregojë grafikisht një ditë nga jeta e saj, sesa disa të dhëna financiare mbresëlënëse, thotë shumë për të. E njëjta gjë vlen edhe për thënien e aplikuar dhe pikat e forta të zgjedhura.

Design, teksti i zgjedhur, elementët grafikë dhe struktura aplikohen në forma të ndryshme dhe në harmoni me profilin/pozicionin e punës. Qëllimi është që CV-ja të jetë sa më tërheqëse dhe e kuptueshme.

CV e znj. Mayer është krijuar në https://enhancv.com/. Në këtë platformë egzistojnë mbi 80 shembuj CV sipas pozicioneve të ndryshme të punës.

Nëse CV juaj nuk ju bind, nxitoni t’a përmirësoni atë. 🙂