Empower Zhvillim Personal dhe Profesional Lidership Fuqia për të ndikuar është faktor kyç i suksesit në karrierë

Fuqia për të ndikuar është faktor kyç i suksesit në karrierë

Shumë njerëz mendojnë se ndikimi apo influenca ka të bëjë vetëm me shitjet apo marketingun. Në fakt, në çdo pozicion pune, ndikimi nevojitet për të avancuar në karrierë, për të promovuar idetë, apo për të përkrahur skuadrën tuaj.

Ndikimi është një proces dhe jo një ngjarje. Ndikimi nuk vjen nga madhështia e ideve tuaja. Ndikimi vjen nga aftësia juaj për të krijuar një markë personale të fortë dhe për të ndërtuar një rrjet përkrahësish rreth jush.

Ndërtoni një markë personale të fortë

Ne të gjithë e dime se çfarë është një markë personale. Me fjalë të thjeshta është se si njiheni dhe çfarë reputacioni gëzoni në komunitetin tuaj. Marka personale ka të bëjë me atë që njerëzit mendojnë kur mendojnë për ju. Një markë personale e fortë është thelbësore për të ndikuar tek njerëzit. Kur njerëzit e dinë se mund të mbështeten tek ju dhe njohin bindjet tuaja, ata kanë më shumë gjasa t’ju dëgjojnë dhe të “votojnë” për idetë tuaja.

Këshilla si të fuqizoni markën tuaj personale

Pyesni veten se për çfarë doni të njiheni. Mos harroni se nëse synoni të rriteni në karrierën tuaj, duhet që marka juaj personale të njihet për “udhëheqje” dhe “lidership”, jo vetëm për ekspertizën tuaj teknike.

Përmirësoni rrjetin tuaj të kontakteve

Një pjesë e rëndësishme e të paturit një markë personale efektive është perceptimi i njerëzve të duhur rreth jush. Njerëzit e duhur janë ata të cilët mund t’ju ndihmojnë të veproni në kompaninë tuaj. Njerëzit e duhur janë të gjithë njerëzit rreth jush. Është e rëndësishme që ju të jeni të lidhur me njerëzit që bëjnë pjesë në strukturën organizative të kompanisë tuaj. Lidhjet e forta me kolegët tuaj – veçanërisht ndër-funksional – janë thelbësore sepse janë ata që ju ndihmojnë të krijoni dhe zbatoni projekte ndër-funksionale në shkallë të gjerë. Asnjëherë mos injoroni njerëzit që raportojnë tek ju dhe bashkëmoshatarët e tyre. Ata janë individët të cilët do t’ju tregojnë se çfarë po ndodh me të vërtetë. Marrëdhëniet e drejta janë domosdoshmëri për arritjen e suksesit.

Këshilla si të përmirësoni rrjetin tuaj të kontakteve

Identifikoni 3-5 njerëzit më të rëndësishëm që duhet të ndikoni. Bëni një plan për të ndërtuar marrëdhënien tuaj me ta. Çfarë dini për ata tashmë në aspketin personal dhe profesional që do t’ju ndihmojë? Pastaj përsëriteni këtë me disa njerëz të tjerë.

Burimi: Forbes

Empower Team
Empower Teamhttp://www.empowermag.al
Empower Team kujdeset të publikojë artikuj të përzgjedhur që i shërbejnë 100% karrierës, rritjes personale dhe zhvillimit profesional.

Must Read

Struktura, design dhe përmbajtja e CV-së tuaj përcakton se sa profesionist jeni!

CV duhet të ndërtohen me përkujdesjen e veçantë për të promovuar sa më mirë personalitetin, vlerat, edukimin dhe aftësitë tuaja. Struktura, design...

Çfarë nuk është lumturi sipas strategut të rritjes personale, Daryl Daughtry

Lumturi nuk do të thotë se duhet të arrish gjithçka që dëshiron Ti nuk do të gjesh lumturi duke arritur gjithçka që dëshiron apo...

Loja: “Ji gjithnjë i kënaqur!”

Je i/e mërzitur, në provime s'ke arritur rezultatet e pritshme, në punë nuk ndihesh i kënaqur, për pushimet s’ke planifikuar asgjë, as shoqja s’po...

Pse kompanitë duhet të ndalojnë duke u përpjekur aq shumë për t’i bërë punonjësit e tyre të lumtur

Themeluesja dhe CEO e Brightfox argumenton se kompanitë duhet të përqëndrohen në kënaqësi dhe jo në lumturi. Kompanitë shpesh ju premtojnë lumturi punonjësve të...

Fjala ju fuqizon ose ju fundos! Si të jeni të patëmetë me fjalët tuaja?

Fjala nuk është thjesht një tingull, apo një simbol i shkruar. Fjala është forcë; ajo është fuqia që ju keni për të shprehur dhe...

Regjistrohuni TANI! Eksploroni dhe fuqizoni potencialin tuaj!

www.empowermag.al është platforma #1 dixhitale dhe e vetme në Shqipëri dedikuar karrierës dhe zhvillimit personal e profesional.