Empower Zhvillim Personal dhe Profesional Motivim Fokusohuni tek vetja. Kini kurajo të fitoni përvojë, më shumë se thjesht...

Fokusohuni tek vetja. Kini kurajo të fitoni përvojë, më shumë se thjesht para!

A ju ka ndodhur ndonjëherë të ngriheni në mëngjes dhe të thoni: Dreq o punë! Sa keq! Ky vend nuk bëhet më! Sa fatkeq jemi që jetojmë në Shqipëri! E gjithashtu, a ju ka ndodhur që të ngriheni në mëngjes dhe të thoni: Dreq o punë! Jam duke dembelosur çdo ditë veten time, s’duhet te fle kaq shumë! Duhet të ndryshoj veten time, të punoj më shumë! Duhet të mos jem barrë për prindërit e mi! Duhet të jem më i suksesshëm, të luftoj fort për një version më të mirë të vetes sime! Vallë…a ia keni bërë këto pyetje vetes?

Çdo ditë ne mbajmë në dorë një dritë të vogël që ndriçon sa një qiri. E mbajmë fort, e shtrëngojmë fuqishëm dhe ndriçojmë zonën e rrezikshme në të cilën kalojmë. Por a është mjaftueshëm kjo llambushkë e vogël për të arritur suksesin e dëshiruar në të ardhmen? Dreq o punë! Jo, nuk mjafton… Atëherë, “move your ass!” dhe puno për të blerë një portollambë dhe më pas një llambë më të madhe, që të ndriçosh jo vetëm zonën tënde të rehatisë por edhe zonën e rrezikut… Por, a mjafton veç një llambë që të ndriçojmë një vend kaq të madh dhe të vogël sa Shqipëria? Dreq o punë! Jo, nuk mjafton…

Atëherë, “let’s move our ass together!” dhe të jemi plotësisht të vetëdijshëm për të ndryshuar mendësinë tonë dhe për të kontribuar sadopak edhe tek disa të tjerë me të cilët rrethohemi. Ne kemi detyra ndaj vetes ashtu siç kemi edhe të drejta, kemi detyrime ndaj familjes, qytetit dhe gjithë vendit ku jetojmë… Duhet të jemi mjaftueshëm të vetëdijshëm të kuptojmë rëndësinë e këtij procesi që të sigurojmë një ambjent të sigurtë shoqëror dhe financiar, jo vetëm për brezin që jetojmë por edhe me vonë. Vetëm nëse ndryshojmë mendësinë tonë dhe ndërgjegjësohemi si individ, do të zgjohemi të nesërmen në mëngjes, shumë herët madje dhe do t’i themi vetes: Dreq o punë! Sa shumë mundësi! Sa të mira! Sa para dhe sa gëzim të jesh brenda vendit tënd, është vetëm çështje “to move your ass and to fight for your dreams and for a good life!”…

Më herët kam menduar që është tepër e vështirë dhe deri diku e paarritshme për të ndërtuar një biznes tëndin. Informacioni që unë zotëroja ishte shumë i vakët, ndoshta edhe prej moshës apo rrethanave, e për rrjedhojë nuk guxoja të mendoja veten në sipërmarrje. Shumicën e kohës së lirë e kaloja në rrjete sociale duke shijuar lojra të ndryshme on-line. Në pak kohë e gjeta veten të varur prej këtyre lojrave. Në kompjuterin personal numëroja rreth 20 lojra të cilat më merrnin mjatueshëm kohë, pa u shqetësuar për dëmin psikologjik, shëndetësor apo dhe kulturor që po i shkaktoja vetes.

Nga shoqëria por edhe nga komuniteti në rrjetet sociale lexoja e dëgjoja çdo herë e më shumë se jetesa në Shqipëri ishte e padurueshme dhe aspak motivuese. Vetëm duke ndjekur dhe duke dëgjuar shembujt e gabuar krijova një opinion të gabuar për vendin ku jetoja. Për fat të mirë mu krijua mundësia të informohem për sipërmarrjen përmes pjesëmarrjes në evente të ndryshme. Nuk e ndalova me kaq, por çdo ditë mundohesha të zgjeroja komunitetin dhe rrethin tim të kontakteve me njerëz të cilët kishin akumuluar përvojë e për rrjedhojë kishin fituar një botëkuptim ndryshe, aftësi e njohuri të fushës që të nxisnin të merrje iniciativë, të guxoje, të rriteshe si individ.

Që nga ky moment, mendësia ime mori një rrjedhë tjetër. Çdo ditë përmirësoja veten duke zbatuar këshilla të vlefshme që më jepnin, fshiva (delete) të gjitha lojërat në PC dhe shkarkova aplikacione që i përdora për të mësuar aftësi që në të nesërmen do të më sillnin para. Mësova më tepër rreth Video-Producing, Web Development, Programming dhe Graphic Design. U fokusova në fushën e sipërmarrjes dhe u integrova në komunitete që më mbanin në “lojë” gjithë kohës dhe nuk ndihesha i përjashtuar.

Tashmë çdo sfidë dhe vështirësi e shihja me sy tjetër dhe bëja më të mirën për ta kaluar. Kuptova që çdo problem mund ta kthejmë në mundësi biznesi dhe më tej si një burim të mirë të ardhurash. Akoma vazhdoj të mësoj dhe të provoj veten time. Prej pak kohësh po punoj për një sipërmarrje (në fazë start up) me aktivitet prodhimin dhe shitjen e produkteve natyrale vendase.

Kohën e lirë tashmë e kaloj duke lexuar rreth sipërmarrjes, rritjes së cilësisë së të jetuarit (frymëzohem nga i madhi Tony Robbins – lexoj libra të tij, por edhe kur nuk kam kohë të lexoj, mbaj me vete gjithnjë një libër të tij pasi më ndihmon të fokusohem e të mendoj pozitivisht), informohem për aktualitetin në Shqipëri dhe jo vetëm.

Unë ndryshova sepse vendosa të fokusohem tek vetja. I vendosa vetes një qëllim – të përmirësohem duke lexuar dhe duke u bërë pjesë e përvojave të dobishme për rritjen personale dhe profesionale. Nuk kam akumuluar shumë përvoja, por besoj mjaftueshëm për të kuptuar se: ndryshimet e vogla që bëjmë çdo ditë përcaktojnë suksesin tonë. Ka shumë rëndësi qëndrimi që tregojmë ndaj çdo gjëje që hasim. Një qëndrim pozitiv me vullnet për të mësuar dhe më dëshirë për të akumuluar përvojë mund t’ju ndryshojë jetën tuaj. Tek unë kjo ka ndodhur. I bindur që mund të ndodhë edhe tek ju. Guxoni të provoni e sfidoheni! Ndërtoni miqësi dhe tregoni respekt e humanizëm! Investoni tek vetja! Kini kurajo për të fituar përvojë, më shumë se para! Bëni qejf, gëzoni! 🙂 Kështu, si unë edhe ju, do jemi të lumtur që jetojmë në Shqipëri.

/shkruar nga Kristi Kumria, maturant nga Qyteti i Gramshit, i dashuruar pas sipërmarjes dhe rritjes personale.

Empower Team
Empower Teamhttp://www.empowermag.al
Empower Team kujdeset të publikojë artikuj të përzgjedhur që i shërbejnë 100% karrierës, rritjes personale dhe zhvillimit profesional.

Must Read

6 këshilla praktike për menaxhimin efektiv të burimeve njerëzore në kompanitë tuaja

"Më pëlqen të ndihmoj të tjerët“ dhe "Jam një person i orientuar nga njerëzit’’ janë dy arsye të zakonshme që profesionistët e Burimeve Njerëzore...

A. Guterres (OKB): të mësojmë nga kjo krizë pandemie për t’u ringritur më të fortë

COVID-19 po i sulmon shoqëritë në thelbin e tyre, duke marrë jetë dhe duke cënuar jetesën. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), efektet potenciale në...

Si t’i menaxhoj më mirë financat personale në kohë pandemie?

Nëse deri tani jeta ka qenë shumë e vrullshme dhe ti nuk ke pasur kohë për t'u marrë me paratë e tua, është koha...

Sëmundja Coronavirus 2019 (COVID-19) – Si të menaxhojmë ankthin dhe stresin?

Përhapja e sëmundjes coronavirus 2019 (COVID-19) mund të jetë stresuese për njerëzit. Frika dhe ankthi për një sëmundje mund të jenë dërrmuese dhe të...

7 rregulla praktike si të jeni efektiv në procesin e intervistave me kandidatët e rinj për punonjës

Disa nga rregullat se si duhet zhvilluar një intervistë pune nuk rezultojnë se kanë efekt tashmë. Për shembull, nuk ekziton një pyetje që të...

Eksploroni dhe fuqizoni vetveten!

www.empowermag.al është platforma #1 dixhitale dhe e vetme në Shqipëri dedikuar karrierës dhe zhvillimit personal e profesional.