Loading Events

« All Events

UK-Albania Tech Hub – mundësia që biznesi juaj (start-up) të kalojë në një fazë të re zhvillimi

October 18

UK-Albania Tech Hub, program i mbështetur nga Ambasada Britanike në Shqipëri ka hapur thirrjet për aplikim të sipërmarrësve (start-up), me afat deri në dt. 18 Tetor 2019.

Ky program është një mundësi ideale që sipërmarrës nga vende ballkanike të mund të bëhen pjesë e një cikli trajnimesh nga profesionistë të jashtëm që kanë kontribuar për zhvillimin profesional të stafeve të kompanive më të njohura në botë si Facebook, Google, Amazon, etj. Programi, gjithashtu, i krijon mundësinë sipërmarrësve më të talentuar, përmes një procesi seleksionimi, të kenë mundësi të shkojnë në Londër për të fituar kontakte të reja me investitorë potencial, drejtues kompanish dhe klientë të synuar.

Kostot e programit UK-Albania Tech Hub financohen 100% nga Ambasada Britanike në Shqipëri, e cila merr përsipër gjithashtu të lehtësojë procesin e aplikimit për viza.

Ky është viti i 3-të i organizimit të këtij programi. Mund të përmendim dy start-upe të suksesshme, pjesë e këtij programi në vitin 2018, të cilat fituan njohuri e kompetenca praktike për tu zhvilluar më tej, si NeoAds, themeluar nga Elton Saliaj, dhe Spontan Creative Media, themeluar nga Dario Rexhollari. Të dy sipërmarrësit i janë mirënjohës këtij programi i cili ju krijoi mundësinë të përfitojnë nga përvojat më të mira perëndimore të konceptimit dhe zhvillimit të biznesit, e njëkohësisht të shtojnë kontakte e partneritete të reja me drejtues, biznese e facilitatorë që operojnë në Angli.

Për të mësuar më tepër rreth këtij programi ju nxisim të vizitoni linkun (kliko)

Details

Date:
October 18
Event Tags: