Loading Events

« All Events

TBU: Sipërmarrësit dhe Juristët e së Nesërmes – Nisin regjistrimet!

January 28 - March 22

Tirana Business University College nis zyrtarisht me dt. 28 Janar 2020 procesin e regjistrimit të maturantëve (nuk përjashtohen edhe gjimnazistë të vitit të dytë dhe parë) për të dy konkurset kombëtare të përvitshme, si vijon:

@SIPËRMARRËSIT E SË NESËRMES, ED. 10
Skuadra të përbëra me 2-5 vetë (nuk përjashtohet edhe mundësia e pjesëmarrjes si individ) aplikojnë me ide biznesi të shtjelluara në format të thjeshtë plan-biznesi, të cilat më pas i prezantojnë përpara një jurie të përzgjedhur me ekspertë të fushës, staf drejtues nga kompani partnere dhe/ose sipërmarrës.

@JURISTËT E SË NESËRMES, ED. 6
Skuadra të përbëra me 2-3 vetë (nuk përjashtohet edhe mundësia e pjesëmarrjes si individ) ftohen të ndërmarrin role në trajtimin e çështjeve ligjore si “palë e paditur” kundrejt “palës paditëse” në formën e “gjyqit imitues” përpara një jurie (trupi gjykues) të përbërë nga juristë, avokatë, gjyqtarë dhe/ose prokurorë me eksperiencë.

/PËRFITIMET E PJESËMARRJES
1000 euro për skuadrën dhe 500 euro për individin që spikat më tepër në secilin prej dy konkurseve kombëtare, bursa studimi, mundësi për praktikë e punësim pranë kompanive partnere, mbështetje me këshillim e logjistikë, network, etj… dhe eksperiencë fantastike!

/PJESËMARRËSIT
Në të dy konkurset nxiten të marrin pjesë maturantë nga i gjithë vendi të apasionuar e me prirje në sipërmarrje dhe/ose në fushën juridike (nuk përjashtohen gjimnazistë të vitit të dytë apo të vitit të parë). *TBU ofron disa kategori çmimesh bazuar në performanca si skuadër por edhe si individ. Regjistrimi juaj si skuadër rrit mundësitë për të fituar me shumë çmime. I njëjti individ apo e njëjta skuadër mund të marrë pjesë njëherazi në të dy konkurset.

/TRAJNIMI PËRGATITOR
TBU do organizojë disa seanca trajnimi përgatitore (një ditore) me qëllim për t’ju ardhur në ndihmë pjesëmarrësve e të dy konkurseve. Trajnimet do organizohen në datat 8 Shkurt; 22 Shkurt, 7 Mars dhe 21 Mars 2020 në TBU. Për efekt mirëorganizativ të regjistruarit në konkurs konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre në trajnim në linkun bit.ly/trajnim2020 <- kliko.

/REGJISTRIMI DHE AFATI
Regjistrimi bëhet online duke plotësuar këtë formular (bit.ly/tbuedual <- kliko). Afati i fundit pë regjistrim është data 22 Mars 2020! Për t’u informuar më në detaje mbi zhvillimin e konkurseve, ju ftojmë të klikoni bit.ly/rregullore-konkurset-2020 <- kliko).

/ORGANIZATORI DHE PARTNERËT
Prej vitit 2011 të dy konkurset janë organizuar nga Tirana Business University College, në bashkëpunim të ngushtë me mbi 30 kompani, banka/institucione financiare, zyra ligjore e konsulence dhe sipërmarrje të studentëve të TBU. Nr. i partnerëve është në rritje çdo vit.

/MIRËNJOHJE
Vit pas viti pjesëmarrja në të dy konkurset është rritur ndjeshëm falë angazhimit dhe promovimit të mësuesve, drejtuesve të gjimnazeve, DAR/ZA-ve, partnerëve të ndryshëm dhe ekipit organizativ të mrekullueshëm të TBU. Për nga pjesëmarrja, këto dy konkurse mund të konsiderohen eventet më të mëdha në Shqipëri dedikuar gjimnazistëve. Në vitin 2018 janë regjistruar mbi 850 vetë.

/PYETJE
Për çdo pyetje apo sqarim lutemi na kontaktoni në çdo moment në numrin celular +355 69 30 33 173; dhe/ose e-mail: [email protected]. Jeni të mirëpritur në takime të drejtpërdrejta me stafin drejtues të TBU për çdo pyetje, paqartësi ose sugjerim.

/tbu.edu.al

Details

Start:
January 28
End:
March 22