Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

“Student Talks” vjen në Shqipëri – Eventi #1: “The Leaders of Success”

May 18 @ 11:00 am - 12:30 pm

Eventi “The Leaders of Success” i dedikohet studentëve shqiptarë dhe organizohet në bashkëpunim me organizatën ndërkombëtare jofitimprurëse “Student Talks”.

Aktiviteti ka si qëllim të frymëzojë, edukojë dhe fuqizojë studentët dhe të rinjtë në përgjithësi lidhur me eksplorimin e potencialit të tyre, kapërcimin e pengesave në komunikimin në publik, si dhe të nxisë frymën e bashkëpunimit me njëri-tjetrin e të shërbejë si network i dobishëm për rrugëtimin profesional të tyre.

Vizioni i “Student Talks” rrjedh nga besimi se frymëzimi është hapi i parë drejt veprimit. “Student Talks” dëshiron të kontribuojë në formësimin e një gjeneratë të re të mendimtarëve të pavarur, të gatshëm për të zgjidhur sfidat e së nesërmes. Për të përballuar këtë detyrë të vështirë, studentët kanë nevojë për një burim alternativ të dijes që thyen mënyrat tradicionale të të mësuarit. “Student Talks” synon të bashkojë njerëzit frymëzues me ata që kanë një potencial të papërmbushur për të ndikuar botën në një mënyrë pozitive. 

Të ftuarit e konfirmuar si folës në këtë event do të jenë: i) Arbër Çepani, sipërmarrës i Komiteti Kafe Muzeum dhe prezantues i emisionit Mirëmëngjes Shqipëri; ii) Jona Basha, Menaxhere e Shërbimeve Financiare në Balfin Group dhe Pedagoge pranë FEUT; iii) Oltjon Valisi, Pedagog & Menaxher i Marketingut/PR në TBU si dhe bashkëthemelues i Empower Magazine Albania.

Eventi do të moderohet nga Jona Koruti, studente në vitin e tretë Bachelor në Administrim Biznesi me profil Financë-Kontabilitet pranë TBU dhe gjithashtu pjesë e skuadrës së Dep. të Financës pranë Balfin Group. Jona, prej muajit Shkurt 2019 është ambasadore për Shqipërinë e iniciativës ndërkombëtare “Student Talks”.

Hyrja është falas dhe në përfundim të eventit pjesëmarrësit pajisen me certifikatë.

Numri maksimal i pjesëmarrësve është 60. Regjistrimi kryhet online duke rezervuar biletën në linkun bit.ly/the-leaders-of-success.

Eventi organizohet ditën e Shtunë, dt. 18 Maj 2019, ora 11.00 në TBU.

Details

Date:
May 18
Time:
11:00 am - 12:30 pm