Loading Events

« All Events

Startup Weekend Women vjen në Tiranë – gjithçka që ju duhet për sipërmarrjen tuaj

September 27 @ 6:30 pm - September 29 @ 9:00 pm

Startup Weekend Women vjen në Tiranë në datat 27-29 Shtator 2019. Ky event 54-orësh ju jep mundesinë të paraqisni idenë tuaj, të krijoni një skuadër dhe të punoni për ta vënë atë në jetë. Një format i tillë ka në fokus krijimin e një hapësire për sipërmarrëset e reja ku mund të gjejnë jo vetëm bashkë-themelues dhe mentorë, por edhe një komunitet mbështetës dhe frymëzues. Dhe pse kjo fundjavë iu dedikohet femrave për të zbutur pabarazinë gjinore në sipërmarrje, meshkujt janë gjithashtu të inkurajuar të marrin pjesë.

Çfarë ndodh gjatë Startup Weekend Women?

Ditën e parë të eventit pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të paraqesin idenë e tyre në 60 sekonda dhe më pas skuadrat do të formohen për të çuar më tej idetë më të mira. Përgjatë fundjavës skuadrat do të zhvillojnë më tej këto ide nën kujdesin e mentorëve të cilët janë ekspertë dhë sipërmarrës me përvojë.  Fundjava kulminon me prezantimet e ideve finale të dielën në darkë para jurisë dhe investitorëve të cilët do të përzgjedhin dhe idenë fituese. Një përfaqësues nga skuadra fituese do të marrë pjesë në finalen e madhe të Global Startup Weekend Women në Singapor në Mars 2020.

Biletat mund t’i gjeni këtu. Përfitoni nga biletat me çmim të reduktura early bird deri më datë 12 Shtator.

Bileta përfshin:

  • Akomodim 2 netë në Select Hill Resort
  • 7 vakte përgjatë fundjavës
  • Benefite dhe oferta nga partnerët tanë globalë
  • Mundësia për t’u këshilluar me mentorët tanë fantastikë
  • Një rrjet i ri zhvilluesish, dizajnerash dhe sipërmarrësish që ashtu si ti janë të etur të ndryshojnë botë

Për më tëpër informacion vizitoni faqen zyrtare.

Details

Start:
September 27 @ 6:30 pm
End:
September 29 @ 9:00 pm