Empower Zhvillim Personal dhe Profesional Rritje personale Çfarë nuk është lumturi sipas strategut të rritjes personale, Daryl Daughtry

Çfarë nuk është lumturi sipas strategut të rritjes personale, Daryl Daughtry

  1. Lumturi nuk do të thotë se duhet të arrish gjithçka që dëshiron

Ti nuk do të gjesh lumturi duke arritur gjithçka që dëshiron apo t’i arrish gjërat sipas mënyrës tënde. Paraja nuk e blen lumturinë, në fakt, edhe rritja e pagës mund të rrisë pakënaqësinë tuaj pasi pritshmëritë tuaja zgjerohen duke tejkaluar sasinë e parave që ju dispononi. Një makinë e re, një shtëpi më e madhe, një ditë do ju duken sikur nuk janë mjaftueshëm. Eshtë në natyrën njerëzore që njeriu të vazhdojë të thyejë barrierat dhe të kërkojë për më shumë.

  1. Lumturia nuk është të ndihesh mirë gjatë gjithë kohës

Njerëzit të cilët janë të lumtur nuk jetojnë në një gjëndje konstante ekztazie. Jeta nuk është e këtillë. Disa ditë ti ndihesh shumë mirë dhe disa ditë jo. Gjithësecili prej nesh ka momente jo të mira. Lumturia është më shumë se thjesht të ndihesh mirë. Është të ndihesh i përmbushur dhe të jetosh një jetë me kuptim.

  1. Lumturia nuk është një pikë përfundimtare

Lumturia nuk është një destinacion në të cilin ti mbërrin apo një synim që ti e arrin dhe më pas ka përfunduar. Nuk është diçka që ti mund ta plotësosh, sikur të ishte një dëshirë. Lumturia është më shumë një zakon nga i cili ti zgjedh për të mësuar. Është një mënyrë e të vëshguarit të jetës dhe të ndërtimit të raporteve njerëzore dhe të qenurit i vetëdijshëm që jeta nuk është një proces përfundimtar i ndryshimit. Kështu që, lumturia është një zgjedhje.

  1. Lumturia nuk varet nga njerëzit e tjerë

Shpesh njerëzit vendosin lumturinë e tyre në duart e të tjerëve. Ata mendojnë se i nevojitet një vlerësim i jashtëm në mënyrë që të ndihen mirë me veten e tyre. Por, duke u mbështetur në mendimet e njerëzve të tjerë për ty,  nuk është një mënyrë e shëndetshme për të jetuar. Në fakt, është një shkatërrim emocional që pritet të ndodhë.

  1. Lumturi nuk do të thotë të pretendosh

Mediat sociale janë plot me njerëz që pretendojnë se kanë një jetë të përsosur, por jo. Askush nuk e ka. Lumturia që ju shihni në TV apo Media Sociale mund të jenë të vërteta por gjithashtu edhe jo. Mos harroni, të gjithë përpiqen që të tregojnë panoramën më të bukur të jetës së tyre. Me shumë mundësi një pjesë e madhe prej tyre janë duke pretenduar se janë më të lumtur sesa realisht janë. Askush nuk do të postojë një aspekt të mërzitshëm apo një lajm negativ që ai ka marrë. Kështu që, bota on-line që ju shpesh shihni, në shumicën e rasteve është një iluzion. Bota reale është me shumë nuanca, dhe lumturia e vërtëtë varet nga një kombinim faktorësh.

Studimet kanë treguar që lumturia e vertetë dhe e qëndrueshme mesa duket varet nga mendësia e shëndetshme dhe pritshmeritë realiste. Lumturia vjen duke vlerësuar gjërat e mira që ju keni dhe jo duke u fokusuar në defektet apo mangësitë e tyre.

/personalgrowthmagazine.com

Empower Team
Empower Teamhttp://www.empowermag.al
Empower Team kujdeset të publikojë artikuj të përzgjedhur që i shërbejnë 100% karrierës, rritjes personale dhe zhvillimit profesional.

Must Read

7 rregulla për pyetjet e intervistuesve të punës të cilat rezultojnë në punësime efektive 

Disa nga rregullat e realizimit të intervistave të punëve nuk rezultojnë se kanë efekt tashmë. Për shembull, nuk ekziston me një pyetje surprizë e...

Fokusohuni tek vetja. Kini kurajo të fitoni përvojë, më shumë se thjesht para!

A ju ka ndodhur ndonjëherë të ngriheni në mëngjes dhe të thoni: Dreq o punë! Sa keq! Ky vend nuk bëhet më! Sa fatkeq...

10 aftësitë më të kërkuara në 2020 sipas Forumit Ekonomik Botëror

Zhvillimi i shpejtë teknologjik dhe dixhitalizimi i vendit të punës po e bën të vështirë për punonjësit përshtatjen e tyre me nevojat e punëdhënësit....

Rezistenca, ndër aftësitë më të rëndësishme që duhet zotëruar për një jetë të lumtur

Për sipërmarrësin, shkrimtarin dhe kryeredaktorin e revistës The Best You - dedikuar zhvillimit personal, Benardo Maya, rezistenca është një nga aftësitë më të rëndësishme...

UK-Albania Tech Hub – mundësia që biznesi juaj (start-up) të kalojë në një fazë të re zhvillimi

UK-Albania Tech Hub, program i mbështetur nga Ambasada Britanike në Shqipëri ka hapur thirrjet për aplikim të sipërmarrësve (start-up), me afat deri...

Regjistrohuni TANI! Eksploroni dhe fuqizoni potencialin tuaj!

www.empowermag.al është platforma #1 dixhitale dhe e vetme në Shqipëri dedikuar karrierës dhe zhvillimit personal e profesional.