Empower COVID-19 A. Guterres (OKB): të mësojmë nga kjo krizë pandemie për t’u ringritur...

A. Guterres (OKB): të mësojmë nga kjo krizë pandemie për t’u ringritur më të fortë

COVID-19 po i sulmon shoqëritë në thelbin e tyre, duke marrë jetë dhe duke cënuar jetesën. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), efektet potenciale në planin afatgjatë mbi ekonominë globale dhe atë të vendeve individuale pritet të jenë relativisht edhe më të mëdha, krahasuar edhe me recensionin e vitit 2008/2009.

Në një raport të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) me titull “Përgjegjësi të përbashkëta, solidaritet global: Përgjigja ndaj ndikimit social-ekonomik të COVID-19” Sekretari i Përgjithshëm i bën thirrje të gjitha vendeve për një veprim gjithëpërfshirës për adresimin e këtij ndikimi negativ dhe për të zvogëluar efektet shkatërruese ndaj njerëzve.

Për të mbështetur përpjekjet e vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme, Sekretari i Përgjithshëm ka ngritur një Fond të dedikuar për reagimin ndaj COVID-19 dhe rikuperimin. Udhërrëfyesi i përgjegjësisë së përbashkët dhe solidaritetit global kërkon: i) Frenimin e transmetimit të virusit për të kontrolluar pandeminë; ii) Garantimin e jetëve të njerëzve dhe kushteve të tyre të jetesës; iii) Të mësuarin nga kjo krizë humanitare për t’u ringritur edhe më të fortë.

Bota do të përballet me disa zgjedhje në rikuperimin e saj. Do kthehemi në botën që kemi njohur më parë apo do të merremi njëherë e mirë me ato probleme që e bëjnë gjithkënd të prekshëm në mënyrë të panevojshme nga kjo krizë apo çfarëdolloj krize tjetër në të ardhmen. Duke filluar që nga sistemet më të forta shëndetësore dhe njerëzit që jetojnë në varfëri ekstreme deri në arritjen e barazisë gjinore dhe marrjen e masave klimatike për një planet të shëndetshëm, raporti jep shpresë se mësimet e nxjerra nga kjo krizë e njerëzimit mund të çojnë në krijimin e shoqërive më të drejta dhe më të forta,

Asnjë vend apo entitet nuk do të fitojë i vetëm kundër kësaj pandemie. Një përgjigje dhe rikuperim i suksesshëm kërkon bashkëpunim dhe partneritet ndërkombëtar në çdo nivel – marrjen e masave nga qeveritë për t’u qëndruar afër komuniteteve; angazhimin e sektorit privat për të gjetur rrugëdaljet nga kjo krizë. Partneritetet e mbështetura tek solidariteti kanë për të qenë guri i themelit të progresit.

Shoqëria Civile, gratë dhe organizatat në terren, organizatat me bazë komunitetin dhe organizatat fetare do të luajnë rol jetësor. Në ndihmën që do t’u jepet popullatave më të prekshme, këto rrjete janë aktive në ofrimin e mundësive ekonomike dhe mundësive të jetesës, si dhe në përshtatjen e reagimit sipas kontekstit të komunitetit. Këto organizata janë në shumë vende të botës të parat, në mos të vetmet, pikë reference për individët dhe familjet që përpiqen të përballojnë ndikimin e COVID-19 dhe rikuperimin në të ardhmen.

Pandemia e COVID-19 është një moment përcaktues për shoqërinë moderne dhe historia do të gjykojë efikasitetin e reagimit jo nga masat e çfarëdolloj numri aktorësh qeveritarë të marra veç e veç, por nga shkalla e koordinimit në nivel global të kësaj përgjigjeje në të gjithë sektorët për të mirën e familjes sonë njerëzore.

/OBSH, 31 mars 2020

Empower Team
Empower Teamhttp://www.empowermag.al
Empower Team kujdeset të publikojë artikuj të përzgjedhur që i shërbejnë 100% karrierës, rritjes personale dhe zhvillimit profesional.

Must Read

Nis kursi i parë i programimit “Java from Scratch” nga SDA Albania në partneritet me Protik dhe AADF

Software Development Academy në bashkëpunim me Qendrën Protik dhe Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe në partneritet me Bashkinë e Tiranës dhe Agjensinë Kombëtare...

Si të ndalojmë krahasimin me të tjerët në rrugën drejt arritjes së qëllimeve

“Krahasoje veten më shumë me të tjerët" është një nga këshillat që asnjeri nuk ka nevojë ta dëgjojë. Pse? Sepse krahasimi i vetes me të tjerët...

Intervistë me Suela Tuci / Organizimi i eventeve online, sfidat dhe mundësitë

"Kam mësuar se njerëzit do të harrojnë atë që u keni thënë, do të harrojnë atë që keni bërë për ta, por kurrë nuk...

6 këshilla praktike për menaxhimin efektiv të burimeve njerëzore në kompanitë tuaja

"Më pëlqen të ndihmoj të tjerët“ dhe "Jam një person i orientuar nga njerëzit’’ janë dy arsye të zakonshme që profesionistët e Burimeve Njerëzore...

A. Guterres (OKB): të mësojmë nga kjo krizë pandemie për t’u ringritur më të fortë

COVID-19 po i sulmon shoqëritë në thelbin e tyre, duke marrë jetë dhe duke cënuar jetesën. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), efektet potenciale në...

Fuqizoni vetveten!

www.empowermag.al është platforma #1 dixhitale dhe e vetme në Shqipëri dedikuar karrierës dhe zhvillimit personal e profesional.