Empower Orientim karriere Letër Motivimi 8 mënyra mbreslënëse për të nisur letrën tuaj të motivimit

8 mënyra mbreslënëse për të nisur letrën tuaj të motivimit

Hyrja e letrës së motivimit duhet të jetë tërheqëse. Sipas Caroline Forsey, egzistojnë 8 mënyra për të arritur vëmendjen e punëdhënësit, si vijon:

  1. Vendosni në dukje personalitetin tuaj unik duke e nisur letrën me humor të shijshëm dhe të respektueshëm. Promovoni aftësitë tuaja të veçanta përmes humorit profesional. Punëdhënësit ashtu si ju, janë human dhe si rrjedhojë e vlerësojnë humorin e mirë që motivon, përcjell pozitivitet dhe ruan etikën profesionale.
  2. Promovoni pasionin si forca juaj që ju udhëheq. Qëndrimi juaj pasionant ndaj pozicionit dhe kompanisë është një tregues premtues që do të kënaqeni me punën tuaj. Kur pasioni përputhet me aftësitë tuaja ju transmetoni mesazhin se e shijoni punën tuaj dhe synoni të qëndroni sa më gjatë në kompani duke ndihmuar në fuqizimin e markës.
  3. Punëdhënësit janë gjithnjë të tërhequr nga numrat dhe statistikat. Nëse rezultatet tuaja të punës aktuale apo të mëparshme që lidhen me pozicionin ku po aplikon janë mbreslënëse, mos i kurseni t’i promovoni në hyrje të letrës së motivimit.
  4. Vlerësimet janë gjithnjë të mirëpritura. Niseni letrën tuaj duke vlerësuar në mënyrë të veçantë kompaninë ku po aplikoni lidhur me një a disa aspekte. Një arsyetim i vlerësimit ju bën më bindës. Punëdhënësit gjithmonë dëshirojnë të mësojnë se përse e pëlqeni kompaninë.
  5. Tregoni se jeni informuar mjaftueshëm për kompaninë duke e nisur letrën me një lajm/njoftim që ju jep mundësinë të integroni vlerat tuaja. Sa më i freskët lajmi aq më i përditësuar jeni me informacion në sytë e punëdhënësit.
  6. Fillojeni letrën tuaj me një informacion që nuk jepet në CV-tuaj por që përbën interes për punëdhënësin. Mund të përqëndorheni tek një aftësi e veçantë, përvojë interesante, apo aspekte që ju bëjnë kandidat të fortë për pozicionin ku po aplikoni.
  7. Mos u përqëndroni tek arsyeja pse pozicioni i punës ju motivon apo ju jep mundësi të rriteni profesionalisht, por tek rezultatet që do të sillni. Një punëdhënës dëshiron të dijë se si do të kontribuoni në vizionin, qëllimet dhe/ose objektivat e kompanisë.
  8. Niseni letrën tuaj me një deklaratë që nxit kureshtje. Argumentojeni deklaratën duke u bazuar në fakte. Hyrja e veçantë, e çuditshme dhe aspak e zakonshme, me siguri do të ngjallë kureshtjen e punëdhënësit për ta lexuar deri në fund.

Burimi: www.blog.hubspot.com

Empower Team
Empower Teamhttp://www.empowermag.al
Empower Team kujdeset të publikojë artikuj të përzgjedhur që i shërbejnë 100% karrierës, rritjes personale dhe zhvillimit profesional.

Must Read

7 rregulla për pyetjet e intervistuesve të punës të cilat rezultojnë në punësime efektive 

Disa nga rregullat e realizimit të intervistave të punëve nuk rezultojnë se kanë efekt tashmë. Për shembull, nuk ekziston me një pyetje surprizë e...

Fokusohuni tek vetja. Kini kurajo të fitoni përvojë, më shumë se thjesht para!

A ju ka ndodhur ndonjëherë të ngriheni në mëngjes dhe të thoni: Dreq o punë! Sa keq! Ky vend nuk bëhet më! Sa fatkeq...

10 aftësitë më të kërkuara në 2020 sipas Forumit Ekonomik Botëror

Zhvillimi i shpejtë teknologjik dhe dixhitalizimi i vendit të punës po e bën të vështirë për punonjësit përshtatjen e tyre me nevojat e punëdhënësit....

Rezistenca, ndër aftësitë më të rëndësishme që duhet zotëruar për një jetë të lumtur

Për sipërmarrësin, shkrimtarin dhe kryeredaktorin e revistës The Best You - dedikuar zhvillimit personal, Benardo Maya, rezistenca është një nga aftësitë më të rëndësishme...

UK-Albania Tech Hub – mundësia që biznesi juaj (start-up) të kalojë në një fazë të re zhvillimi

UK-Albania Tech Hub, program i mbështetur nga Ambasada Britanike në Shqipëri ka hapur thirrjet për aplikim të sipërmarrësve (start-up), me afat deri...

Regjistrohuni TANI! Eksploroni dhe fuqizoni potencialin tuaj!

www.empowermag.al është platforma #1 dixhitale dhe e vetme në Shqipëri dedikuar karrierës dhe zhvillimit personal e profesional.