Empower Zhvillim Personal dhe Profesional Identitet 8 aftësi esenciale për të ndërtuar një personalitet tërheqës

8 aftësi esenciale për të ndërtuar një personalitet tërheqës

Si të jemi tërheqës tek të tjerët? – është një pyetje e zakonshme për shumicën e njerëzve. Në këtë artikull do të njiheni me 8 aftësi esenciale të cilat rrisin probabilitetin për tu konsideruar një personalitet tërheqës tek njerëzit më të cilët bashkëveproni.

  1. Asnjëherë mos e neglizhoni mundësinë për të frymëzuar të tjerët – të frymëzoni të tjerët është njësoj sikur t’i ofroni ushqim njerëzve të uritur. Secili nga ne në një moment në jetë ndjen një nevojë për mbeshtetje dhe motivim. Kur ju shihni dikë në gjëndje jo të mirë, të qëndroni indiferent apo të vijoni rrugën tuaj pa e kthyer kokën pas, nuk është një veprim që mund të fitojë zemrat. Njërëzit që kanë personalitet karizmatik janë ata që kurrë nuk braktisin momentin e inkurajimit të një fytyre të zymtë. Një hap i vetëdijshëm për të injektuar shpresën tek dikush, nuk do ta lejojë kurrë atë person t’ju harrojë.
  2. Trajtojeni meditimin si një vakt që ushqen shpirtin tuajtë praktikoni meditimin do ju ndihmojë të jeni vetëvetja dhe të arrini potencialin tuaj. Njësoj si trupi ynë që ka nevojë për ushqim për të funksionuar siç duhet, mendja jonë ka nevojë për meditim dhe lutje të thellë. Duke praktikuar meditimin ju mund të përmirësoni personalitetin tuaj. Personaliteti juaj nuk është thjesht se si dukeni nga pamja e jashtme, por gjithashtu se si ndiheni – pjesë e pamjes së brendshme. Nëse dëshironi të dukeni mirë, punoni me vetëdijen tuaj të brendshme.
  3. Besimi duhet të jetë identiteti juajvetëbesimi është një tipar që duhet të keni për të tërhequr të tjerët pranë vetes. Nëse jeni një shpirt i sigurt, atëherë asgjë nuk mund ta dëmtojë entuziazmin tuaj për të triumfuar në jetë, dhe ky qëndrim do t’ju konvertojë në një magnet ndaj të tjerëve. Nëse keni mungesë besimi është moment i duhur për të kultivuar besimin tek vetja. Kur ju besoni në veten tuaj, të tjerët fillojnë të besojnë tek ju. Një shprehje thotë – ne marrim atë që japim. Kështu, nevojitet të keni besim tek vetja për t’ju lejuar të tjerëve të kenë besim tek ju.
  4. Demostroni entuziazëm – ku e gjen gjithë këtë energji dhe vitalitet – a do donit të ishte kjo një pyetje që të tjerët bëjnë për ju? Nëse po, sfidojeni zonën e rehatisë dhe tregoni energji pa kufij në çdo hap tuajin. Askush nuk tërhiqet nga person i ngadalshëm dhe jo-aktiv. Njerëzit entuziastë elektrizojnë këdo që ndodhet në praninë e tyre. Asgjë e madhe nuk do të realizohej pa entuziazëm.
  5. Zhvilloni qëndrimin “Unë jam gati për të ndihmuar” – jini personi që gjithmonë tregoni gadishmëri ndaj njerëzve në nevojë. Nësë dëshironi të përjetoni lumturi të pakufizuar, filloni të jepni ndihmë ndaj të tjerëve. Mënyra se si ju i trajtoni të tjerët është tepër e rëndësishme në konsideratën që njerëzit krijojnë për ju. Nëse synoni një personalitet tërheqës duhet domosdoshmërisht të ofroni mbështetje ndaj atyre që kanë nevojë.
  6. Buzëqeshja është thesari më i madh i të gjithëve – jo vetëm mënyra se si ne vishemi, flasim dhe sillemi na bën tërheqës. Buzëqeshja e këndshme në fytyrë nuk mund të anashkalohet. Egziston një gjë në këtë botë e cila është e paçmueshme, megjithëse konsiderohet si thesar – ajo është buzëqeshja! Nuk është çudi që të gjithë duken bukur kur buzëqeshin.
  7. Guximi është sekreti për të tërhequr të tjerët rreth teje – të keni guxim nuk do të thotë të merrni përsipër diçka të jashtëzakonshme. Guxim ka brenda secilit prej nesh, por pyetja është nëse dimë ta shfaqim në momentin e duhur? Të mos dorëzoheni përballë përpjekjeve të vështira është një guxim i vërtetë. Të flasësh kundër padrejtësisë është guxim. Asnjë person nuk do ndikohet dhe tërhiqet nga dikush që tregon mungesë apo luhatje guximi.
  8. Jini mirënjohësnëse keni aftësinë për të vlerësuar të tjerët, atëherë kjo aftësi e lindur mund t’ju bëjë të pëlqeheni nga të gjithë. Nëse ju nuk e keni aftësinë për të admiruar dhe vlerësuar të tjerët, atëherë është moment i duhur për të punuar në qetësi për këtë. Hapi i parë për të kuptuar dhe falenderuar përpjekjet e të tjerëve është të jeni mirënjohës për gjërat tuaja që keni në jetë. Përgatisni një listë mirënjohjesh dhe bëjeni zakon të jepni falenderime çdo ditë. Jeta është si një pasqyrë, kur ne qëndrojmë përballë një pasqyre dhe përkulemi poshtë, atëherë imazhi ynë në pasqyrë zbehet gjithashtu. Kjo është e mjaftueshmë për t’ju bërë të kuptoni se mënyra se si ne i trajtojmë të tjerët, është ajo që marrim në kthim. Nga tani e tutje, jini një person që vlerësoni të tjerët dhe veten, pa neglizhuar asnjë ditë.

Burimi: www.motivationgrid.com

Empower Team
Empower Teamhttp://www.empowermag.al
Empower Team kujdeset të publikojë artikuj të përzgjedhur që i shërbejnë 100% karrierës, rritjes personale dhe zhvillimit profesional.

Must Read

UK-Albania Tech Hub – mundësia që biznesi juaj (start-up) të kalojë në një fazë të re zhvillimi

UK-Albania Tech Hub, program i mbështetur nga Ambasada Britanike në Shqipëri ka hapur thirrjet për aplikim të sipërmarrësve (start-up), me afat deri...

Struktura, design dhe përmbajtja e CV-së tuaj përcakton se sa profesionist jeni!

CV duhet të ndërtohen me përkujdesjen e veçantë për të promovuar sa më mirë personalitetin, vlerat, edukimin dhe aftësitë tuaja. Struktura, design...

Çfarë nuk është lumturi sipas strategut të rritjes personale, Daryl Daughtry

Lumturi nuk do të thotë se duhet të arrish gjithçka që dëshiron Ti nuk do të gjesh lumturi duke arritur gjithçka që dëshiron apo...

Loja: “Ji gjithnjë i kënaqur!”

Je i/e mërzitur, në provime s'ke arritur rezultatet e pritshme, në punë nuk ndihesh i kënaqur, për pushimet s’ke planifikuar asgjë, as shoqja s’po...

Pse kompanitë duhet të ndalojnë duke u përpjekur aq shumë për t’i bërë punonjësit e tyre të lumtur

Themeluesja dhe CEO e Brightfox argumenton se kompanitë duhet të përqëndrohen në kënaqësi dhe jo në lumturi. Kompanitë shpesh ju premtojnë lumturi punonjësve të...

Regjistrohuni TANI! Eksploroni dhe fuqizoni potencialin tuaj!

www.empowermag.al është platforma #1 dixhitale dhe e vetme në Shqipëri dedikuar karrierës dhe zhvillimit personal e profesional.