Empower Zhvillim Personal dhe Profesional Rritje personale 7 tiparet e përbashkëta të njerëzve të suksesshëm sipas Tony Robbins

7 tiparet e përbashkëta të njerëzve të suksesshëm sipas Tony Robbins

Suksesi nuk vjen aksidentalisht! Dallimi midis njerëzve që arrijnë rezultate pozitive dhe atyre që nuk ia dalin dot, s’ka të bëjë me rrokullisjen fatlume të zarit. Ekzistojnë modele logjike veprimi, shtigje specifike drejt përsosmërisë, që janë brenda mundësive të të gjithëve. Ne të gjithë kemi aftësinë ta çlirojmë forcën magjike që fle brenda nesh. Thjesht duhet të mësojmë si të vihemi në lëvizje dhe të përdorim mendjen e trupin tonë në një mënyrë sa të fuqishme, aq edhe të dobishme.

E keni menduar ndonjëherë se çfarë mund të kenë të përbashkët njerëzit e suksesshëm?! Çfarë është ajo që i bënte ata të vijojnë t’i përkushtohen me mish e me shpirt gjithçkaje që bëjnë?! Janë, sigurisht, shumë faktorë. Sidoqoftë, besojmë se mund të përmblidhen në 7 veçori themelore të karakterit që ata i kultivuan brenda vetes, 7 tipare që u dhanë shtysën të bëjnë gjithçka që kërkohej për të pasur sukses. Këto janë 7 mekanizmat bazë të aktivizimit që mund të garantojnë suksesin tuaj gjithashtu:

Veçoria 1: Pasioni! Të gjithë njerëzit e suksesshëm kanë zbuluar një arsye që i konsumon dhe u jep energji, një oreks pothuaj, që i shtyn të veprojnë, të rriten dhe të shquhen mes njerëzve! Ajo është lokomotiva që vë në lëvizje trenin vetjak të suksesit dhe I bën ata të shfrytëzojnë potencialin e tyre të vërtetë. Është pasioni që i bën njerëzit të rrinë zgjuar deri vonë e të ngrihen herët të nesërmen. Është pasioni që njerëzit duan në marrëdhëniet e tyre. Pasioni na jep fuqi jetësore, lëngje ushqyese dhe kuptim. S’ka madhështi pa passion që të jetë e madhe, pavarësisht nëse flasim për aspiratën e një atleti, një shkencëtari, një prindi apo një sipërmarrësi.

Veçoria 2: Besimi! Janë bindjet ato që më së shumti bëjnë dallimin mes njërëzve që kanë sukses në di mes njërëzve që kanë sukses në diçka të qënësishme dhe atyre që dështojnë. Besimi ynë për atë që jemi dhe për atë çfarë mund të bëhëmi, përcakton saktësisht çfarë të ardhmeje do të kemi. Nëse i besojmë magjisë, do të kemi një jetë të magjishme; nëse ushqejmë mendimin që jetën tonë e përcaktojnë kufizime të ngushta, ne, papritur e pakujtuar, i kemi bërë ata kufij të vërtetë. Ajo që ne besojmë si të vërtetë, ajo që ne e besojmë si të mundshme, bëhet e vërtetë, bëhet e mundur. Shumë njerëzve nuk u mungon pasioni, por për shkak të bindjeve të tyre kufizuese rreth asaj që janë e asaj që mund të bëjnë, ata kurrë nuk ndërmarrin veprimet që bën të lejojnë ta bëjnë ëndrrën e tyre realitet. Njerëzit që kanë sukses e dinë se çfarë duan dhe besojnë së mund ta mbërrijnë atë. Pasioni dhe besimi ndërthuren për të siguruar “karburantin”, forcën shtytëse drejt përsosmërisë. Por vetëm shtytja nuk mjafton, ashtu siç nuk mjafton ta ngarkosh me karburant raketën e ta nisësh në fluturim verbërisht drejt qiellit. Përveç kësaj fuqie shtytëse, na kërkohet një shteg, një ndjesi inteligjente e progresit logjik. Për të pasur sukses në goditjen tonë drejt objektivit, na nevojitet…

Veçoria 3: Strategjia! Me strategji nënkuptojmë mënyrën e organizimitë të burimeve. Çdo artist i shquar, politikan, prind ose punëdhënës e di se për të patur sukses nuk mjaftojnë vetëm burimet. Kërkohet që burimet të përdoren në mënyrën më efikase. Një strategji ngërthen në vetëvete edhe vetëdijen që, sado të mira qofshin talentet e ambiciet, sërisht ato duhet të gjejnë rrugën e drejtë të shprehjes së tyre. Ju mund të hapni një derë duke e shkallmuar,  ose mund të gjeni çelësin që e hap fare kollaj.

Lexoni: Sekretet e Tony Robbins për vendosjen efektive të qëllimeve

Veçoria e 4: Qartësia e vlerave! Vlerat janë sistemet specifike të bindjeve tona për atë që është e drejtë dhe e gabuar në jetën e gjithsecilit. Eshtë mënyra jonë e të gjykuarit të asaj që e bën jetën  të denjë  për t’u jetuar. Jo pak njerëz, nuk kanë një ide për atë që është e rëndësishme për ta. Shpesh individët bëjnë gjëra që më pas i lënë të pakënaqur me veten e tyre, thjesht sepse nuk janë të qartë për atë që pa vetëdije besojnë se është e drejtë për ta dhe për të tjerët. Kur shohim suksese të mëdha, duhet ta dimë se pas tyre qëndrojnë pothuaj gjithmonë njërëz me një kuptim të qartë për atë që ka vërtet rëndësi. Të kupturit e vlerave është një nga çelësat më të dobishëm e sfidues në arritjen e përsosmërisë.

Veçoria e 5: Energjia! Ka shumë njerëz në këtë botë që kanë një passion tek i cili besojnë. Ata e njohin strategjinë që mund t’u sillte sukses, madje kanë dhe vlerat të rreshtura siç duhet, por thjesht u mungon vitaliteti fizik për të ndërmarrë veprime në lidhje me atë që dinë. Suksesi i epërm është i pandashëm nga energjia fizike, intelektuale e shpirtërore që na lejon të japim maksimumin e asaj që kemi.

Veçoria e 6: Fuqia e lidhjes! Pothuaj të gjithë njerëzit e suksesshëm kanë të përbashkët kapacitetin e jashtëzakonshëm për t’u lidhur me të tjerët, talentin për t’u lidhur dhe për të ndërtuar marrëdhënie me njerëz nga një sërë sferash e bindjesh. Sigurisht, shfaqet edhe ndonjë gjeni që veç rastësia e sjell mes nesh që me një shpikje ndryshon botën. Por nëse gjeniu e shpenzon kohën e tij në një labirint vetmie, ai do të arrijë sukses në një nivel, por do të dështojë në shumë të tjerë. Njerëzit më të suksesshëm në botë kishin aftësinë të krijojnë lidhje që I bashkonin me milliona bashkëkohës të tjerë. Suksesi më I madh s’ka dalë të bëjë karshillëk në skenën e botës, por ndodhet në skutat më të thella të zemrës tuaj.

Veçoria e 7: Mjeshtëria e komunikimit! Mënyra se si japim e marrim me të tjerët dhe mënyra se si komunikojmë me vetëveten, përcaktojnë në fund të fundit cilësinë e jetës sonë. Njerëzit që kanë sukses në jetë, janë ata që kanë mësuar të pranojnë çdo sfidë që jeta u vë përballë dhe t’ia komunikojnë atë përvojë vetes së tyre në një mënyrë që u sjell sukses në ndryshimin e gjërave.

Burimi: Pjesë nga libri “Pushtet i Pakufishëm” me autor Anthony Robbins

Empower Team
Empower Teamhttp://www.empowermag.al
Empower Team kujdeset të publikojë artikuj të përzgjedhur që i shërbejnë 100% karrierës, rritjes personale dhe zhvillimit profesional.

Must Read

UK-Albania Tech Hub – mundësia që biznesi juaj (start-up) të kalojë në një fazë të re zhvillimi

UK-Albania Tech Hub, program i mbështetur nga Ambasada Britanike në Shqipëri ka hapur thirrjet për aplikim të sipërmarrësve (start-up), me afat deri...

Struktura, design dhe përmbajtja e CV-së tuaj përcakton se sa profesionist jeni!

CV duhet të ndërtohen me përkujdesjen e veçantë për të promovuar sa më mirë personalitetin, vlerat, edukimin dhe aftësitë tuaja. Struktura, design...

Çfarë nuk është lumturi sipas strategut të rritjes personale, Daryl Daughtry

Lumturi nuk do të thotë se duhet të arrish gjithçka që dëshiron Ti nuk do të gjesh lumturi duke arritur gjithçka që dëshiron apo...

Loja: “Ji gjithnjë i kënaqur!”

Je i/e mërzitur, në provime s'ke arritur rezultatet e pritshme, në punë nuk ndihesh i kënaqur, për pushimet s’ke planifikuar asgjë, as shoqja s’po...

Pse kompanitë duhet të ndalojnë duke u përpjekur aq shumë për t’i bërë punonjësit e tyre të lumtur

Themeluesja dhe CEO e Brightfox argumenton se kompanitë duhet të përqëndrohen në kënaqësi dhe jo në lumturi. Kompanitë shpesh ju premtojnë lumturi punonjësve të...

Regjistrohuni TANI! Eksploroni dhe fuqizoni potencialin tuaj!

www.empowermag.al është platforma #1 dixhitale dhe e vetme në Shqipëri dedikuar karrierës dhe zhvillimit personal e profesional.