Empower Orientim karriere 7 rregulla praktike si të jeni efektiv në procesin e intervistave me...

7 rregulla praktike si të jeni efektiv në procesin e intervistave me kandidatët e rinj për punonjës

Disa nga rregullat se si duhet zhvilluar një intervistë pune nuk rezultojnë se kanë efekt tashmë. Për shembull, nuk ekziton një pyetje që të të suprizojë në intervistat e punës. Në website si www.glassdoor.com, kandidatët mund të identifikojnë pyetjet e mundshme dhe të parapërgatiten për përgjigjen shumë shpejt. Me informacionin që disponohet, kandidatët mund t’ju japin përgjigje mbreslënëse, e nëse jo, të paktën të sakta.

Hulumtime në kompani si Google.com kanë provuar se “pyetjet inteligjencës” mund të prodhojnë rekrutime jo të përshtatshme si dhe kosto duke u foksuar në aspekte si notat, rezultate në testime, studimet e kryera, etj. Ndaj është e nevojshme që t’i rishikoni pyetjet tuaja në intervistë me kandidatët duke i dhënë fokus pyetjeve që lidhen me punën, pasi parapërgatitja do ishte e vështirë.

#1 Evitoni pyetjet që përgjigjet mund të gjenden lehtë. Krijoni një listë pyetjesh dhe eleminoni pyetjet e thjeshta dhe shumë të përdorura, si “Cilat janë pikat e forta dhe të dobëta?”, “Pse ju jeni kandidati më i mirë për këtë pozicion?”, “Cla është puna juaj e endrrave?” apo “Ku e sheh veten pas 5 vitesh?”.

#2 Ji i kujdesshëm ndaj pyetjeve që lidhen me përvojat e mëparshme. Pyetjet që kërkojnë që kandidati të përshkruar mënyrën se si ka performuar në të kaluarën apo se si ka reaguar ndaj një problematike të caktuar mund të rezultojnë problematike në një botë që ndryshon shpejt. Sipas hulumtimeve të profesorëve Frank Schmidt dhe John Hunter pyetje të tilla parashikojnë vetëm 12% më shumë sukses se hedhja e monedhës. Pse? Sepse mënyra se si një kandidat reagoi ndaj një problematike vite më parë në një kompani tjetër, mund të jetë e gabuar për kulturën ndryshe të kompanisë ku jeni. Gjithashtu pyetjet të tilla i krijojnë mundësinë kandidatit të rrëfejë me pasion se si problem u zgjidh, pavarsisht nëse ka patur një rol të vogël në zgjidhje.

#3 Vlerësoni aftësinë e tyre për të zgjidhur një problem. Nëse po punësoni një kuzhinier, ju do t’i kërkoni t’ju gatuajë një vakt. Nëse ju do të merrni nga kandidatët përmbajtjen e punës dhe mënyrën se si do ta realizonin një punë, do jeni në gjëndje të diferenconi kandidatët e mirë nga ata mesatarë. Konsideroni pyetjet e mëposhtme:

  • Identifikoni problemet në punë. Mund t’i thoni: “Ju lutem më tregoni hapat e procesit që do të ndiqni gjatë javëve të para për të identifikuar problemet ose mundësitë në sektorin tuaj”.
  • Zgjidhni një problem aktual. Aftësia për të zgjidhur probleme aktuale është shpesh faktori numër një i parashikimit të performances së tyre në punë. Informojini ata rreth një problemi që mund të përballen ditën e parë të punës. Kërkojini t’ju tregojnë hapat që do të ndërmarrin për të zgjidhur problemin. Para intervistës, bëni një listë me hapat e domosdoshëm që mund të ndërmerren. Vlerësojini me pak pikë nëse ata neglizojnë hapa të rëndësishëm si mbledhja e të dhënave, këshillimi me ekipin ose klientin, apo identifikimi i matësve të suksesit.
  • Identifikoni probleme në procesin e punës. Dorëzojuni kandidatëve një letër (1 faqe) ku përshkruhet një e metë në procesin e tyre të punës. Kërkojuni të ekzaminojnë procesin dhe të identifikojnë problemet që mund të ndodhin. Para intervistës bëni një listë të problemeve krysore.

#4 Vlerësoni nëse ata tregojnë vizion. Në një mjedis që ndryshon me shpejtësi, punonjësit duhet të parashikojnë të ardhmen. Konsideroni pyetjet e mëposhtme:

  • Skiconi planet e të ardhmes për këtë punë. Më të mirët krijojnë një plan përpara se të nisin një projekt madhor ose një punë të re. Kërkojini t’ju vendosin në dukje elementët e planit të tyre për 3-6 muajt e parë. Pyetini për elementët kyc, synimet që duan të arrijnë, me kë do të konsultohen, të dhënat që do analizojnë, dhe si do të komunikojnë me ekipin, et.
  • Parashikoni evoluimin e pozicionit të punës/industrisë. Kërkojuni kandidatëve të parashikojnë të paktën 5 mënyra sesi punat e tyre do të evoluojë gjatë 3 viteve të ardhshme si rezultat i ndryshimeve në mjedisin e biznesit. Konsideroni të pyesni kandidatët për 3-5 tendenca kryesore të industrisë ku operon kompania, si dhe të parashikojnë sesi kompanitë e mëdha do duhet të ndryshojnë gjatë viteve të ardhshme për të përballuar ndryshimet.

#5 Vlerësoni aftësinë e kandidatit për të mësuar, për tu përshtur dhe për të sjellë inovacion. Nëse puna kërkon këto tre cilësi, konsideroni pyetjet e mëposhtme:

  • Të mësuarit. Tregoni hapat që do të ndërmerrnit për të mësuar dhe për ruajtuar statusin e ekspertit në një fushë teknike të caktuar.
  • Të përshtaturit. Tregoni hapat që do të ndërmerrnit për t’u adaptuar ndryshimeve të mundshme në teknologji ose pritjeve që ka klienti.
  • Të inovoni. Tregoni hapat që do të ndërmerrnit për t’iu përgjigjur konkurrentëve të rinj apo risive në teknologji.

#6 Shmangni pyetjet që ju dini përgjigjen. Kur zgjidhni pyetjet, shmangni pyetjet që të dhënat gjenden lehtësisht në CV e kandidatit.

Lexoni: Struktura, design dhe përmbajtja e CV-së tuaj përcakton se sa profesionist jeni!

#7 Shpërndajeni kohën e intervistës. Pjesa më e madhe e kohës në intervista pune fokusohet tek vlerësimi i drejtëpërdrejtë i kandidatit, duke neglizhuar një bashkëbisedim me kandidatin. Në mënyrë provokative pyetini “Cilët janë treguesit kryesorë që do të përdornit për të vlerësuar një ofertë pune?” Sigurohuni që kandidati t’ju japë informacion bindës që përputhet me kërkesat e pozicionit të punës.

Intervistat e punës janë të vështira për tu realizuar në mënyrën e duhur. Disa kompani (veçanërisht në Indi, si rasti Flipkart) po punësojnë kandidatë të suksesshëm pa asnjë intervistë. Por hulumtimet kanë treguar se zgjedhja me kujdes e pyetjeve dhe evidentimi i përgjigjeve më të pranueshme paraprakisht rrisin mundësitë e suksesit. Hulumtimet gjithashtu kanë treguar se shumica e vendimmarrjeve për punësimin e kandidatit bëhen brenda 15 sekondave, ndaj ju duhet të ndërgjegjësoheni dhe të shmangni çdo gjykim tuajin deri në momentin që të jetë kryer të paktën 50% e intervistës.

/hbr.org

Empower Team
Empower Teamhttp://www.empowermag.al
Empower Team kujdeset të publikojë artikuj të përzgjedhur që i shërbejnë 100% karrierës, rritjes personale dhe zhvillimit profesional.

Must Read

Intervistë me Suela Tuci / Organizimi i eventeve online, sfidat dhe mundësitë

"Kam mësuar se njerëzit do të harrojnë atë që u keni thënë, do të harrojnë atë që keni bërë për ta, por kurrë nuk...

6 këshilla praktike për menaxhimin efektiv të burimeve njerëzore në kompanitë tuaja

"Më pëlqen të ndihmoj të tjerët“ dhe "Jam një person i orientuar nga njerëzit’’ janë dy arsye të zakonshme që profesionistët e Burimeve Njerëzore...

A. Guterres (OKB): të mësojmë nga kjo krizë pandemie për t’u ringritur më të fortë

COVID-19 po i sulmon shoqëritë në thelbin e tyre, duke marrë jetë dhe duke cënuar jetesën. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), efektet potenciale në...

Si t’i menaxhoj më mirë financat personale në kohë pandemie?

Nëse deri tani jeta ka qenë shumë e vrullshme dhe ti nuk ke pasur kohë për t'u marrë me paratë e tua, është koha...

Sëmundja Coronavirus 2019 (COVID-19) – Si të menaxhojmë ankthin dhe stresin?

Përhapja e sëmundjes coronavirus 2019 (COVID-19) mund të jetë stresuese për njerëzit. Frika dhe ankthi për një sëmundje mund të jenë dërrmuese dhe të...

Eksploroni dhe fuqizoni vetveten!

www.empowermag.al është platforma #1 dixhitale dhe e vetme në Shqipëri dedikuar karrierës dhe zhvillimit personal e profesional.