Empower Biznes Burime Njerëzore 6 këshilla praktike për menaxhimin efektiv të burimeve njerëzore në kompanitë tuaja

6 këshilla praktike për menaxhimin efektiv të burimeve njerëzore në kompanitë tuaja

“Më pëlqen të ndihmoj të tjerët“ dhe “Jam një person i orientuar nga njerëzit’’ janë dy arsye të zakonshme që profesionistët e Burimeve Njerëzore (BNJ) japin si nxitëse përsa i përket vendimmarjeve të tyre të karrierës. Por, megjithëse këto janë arsye mjaft të mira për të filluar, ato nuk janë të mira mjaftueshëm për të qënë të shkëlqyeshëm në këtë profesion. Menaxhimi i burimeve njerëzore është një detyrë komplekse që përfshin  punësimin, trajnimin, pagën, përfitimet, performancën, vlerësimin, motivimin, angazhimin, komunikimin, administrimin, pensionin dhe largimin nga puna të çdo punonjësi. Më poshtë do të gjeni të listuara 6 këshilla efektive që ju vijnë ndihmë e që aplikohen në menaxhimin e burimeve njerëzore në çdo kompani:

#1 keni një vizion.

Dijeni se çfarë doni të arrini – dhe pse. Një ndër sugjerimet e znj. Eligerta Dyrmishi, HR Manager (Generalict) & Senior ITC Recruiter e www.katoennatie.com, është të studioni gjithçka që mund të gjeni dhe të merrni pjesë në trajnime vetëzhvilluese. Nëse jeni duke u intervistuar, ju duhet të artikuloni qartë qëllimet tuaja. Nëse jeni duke punuar, mundohuni të kapni çdo mundësi për t’u përmirësuar. Diskutoni idetë tuaja me ekipin tuaj dhe merrni mendimin e tyre gjithashtu.

#2 Mësoni jeni një komunikues i shkëlqyeshëm.

Ndryshimi midis një profesionisti të mirë dhe një lideri  të madh është aftësia për të komunikuar. Burimet njerëzore janë zëri i kulturës së organizatës. Znj. Aurela Murati, Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore tek ALPET sugjeron që në komunikim të jemi të vendosur dhe këmbëngulës. Gjithashtu vetëbesimi është një faktor mjaft i rëndësishëm në rolin e një drejtuesi. Përdorini aftësitë tuaja për të ndihmuar të tjerët të komunikojnë në mënyrë më efektive në takime, në kompani dhe ngjarje të komunitetit.

#3  menduarit mënyre strategjike.

Çdo organizatë e lartë ka nevojë për lider të BNJ të cilët përputhen me qëllimet e kompanisë dhe i mbështesin ato. Punonjësit në çdo nivel duhet të dinë dhe t’a kuptojnë pjesën e tyre në mbështetjen e kulturës dhe strategjisë së burimeve njerëzore. “Ata duhet t’a shohin kompaninë si të ardhmen e tyre.’’- u shpreh znj. Arlinda Mali, Chief Executive Officer (CEO) e Kredo.alInstitucion Financiar Mikrokredie. 

Ndryshimi duhet të jetë miku juaj. Mund të jetë e lehtë për të bërë gjërat që ju duken më të rehatshme, por duhet të mësoni të përshtateni me gjendjet e reja që po krijohen, jo vetëm si rezultat i ritmit të ndryshimit të industrisë por, dhe të situatave të paparashikuara, siç është në këtë periudhë pandemia e shkaktuar nga COVID-19.

Planifikimi — qoftë për gjërat që duam të bëjmë, ose për rastet e papritura kur gjërat nuk ndodhin saktësisht siç është planifikuar, është një mënyrë e zgjuar për të vepruar.

  • Menaxhoni këto ndryshime në mënyrë efektive. Të gjesh një ide të shkëlqyer është dicka por, t’a zbatosh atë është diçka tjetër. Idetë e shkëlqyera kërkojnë kohë dhe përpjekje për t’i zbatuar dhe duhet të mirëmenaxhohen.
  • Një këshillë e vlefshme që vjen nga Z. Geri Lika, CEO of OCA, ka të bëj me një teknikë efikase në menaxhimin e kohës dhe në angazimin për të dhënë më të mirën. Ajo konsiston në mbajtjen e shënimeve çdo tre orë përgjatë ditës. Në përfundim të një afati 3 javor, duke mbajtur shënime çdo dite, bëj një përllogaritje të orëve të shpenzuara për detyra (task-e) të ndryshme duke patur mundësinë të gjykosh orët të cilat nuk janë shpenzuar me efektivitenin më të mirë. Kjo metodë të jep mundësi në përmirësimin tend si profesional ashtu dhe në aftësinë e të vlerësuarit të kohës tënde.

#5 Jini partner plotë.

Shpesh dëgjojmë se BNJ janë gjithëpërfshirëse dhe dëshirojnë një vend në “tryezë” në çdo departament. Gjeni çfarë? Ju duhet t’a fitoni atë. Kjo do të thotë që njerëzit duhet t’ju shohin si një mendimtar të qartë, një lider të aftë dhe një person të zgjuar për biznes. Të gjitha këto janë të nevojshme për të qenë të suksesshëm në karrierën tuaj. Ja se si shprehet z. Arte Nathan, drejtor i burimeve njerëzore tek Golden Nugget:

  • Bashkëpunoni me secilin drejtor të departamentit individualisht për të mësuar se cilat janë nevojat e tyre dhe çfarë presin nga HR. Bashkëpunimi është mënyra më e mirë për të pranuar dhe zbatuar idetë dhe praktikat njerëzore në organizatën tuaj.
  • Kaloni kohë duke punuar në çdo departament, drejtoni grupe të përqëndruara, drejtoni programe provuese për të vlerësuar pranimin dhe përdorshmërinë e ideve tuaja dhe krijoni një grup këshillues për të siguruar kontributin tuaj në procesin tuaj të planifikimit.
  • Delegoni punën për indentifikimin e nevojave të trajnimit midis departamenteve tek menaxherët apo mbikëqyrësit e linjës. I lini ata të përcaktojnë cili trajnim është i nevojshëm në fushat e tyre, “Si?” dhe “Kur?” duhet të paraqitet trajnimi dhe të monitorojnë performancën dhe sjelljet pas trajnimit. Ky lloj bashkëpunimi na ndihmon të mësojmë nëse po sigurojmë atë çfarë i duhet organizatës ose jo.

#6 Frymëzoni tjerët.

Fjala që të ftuarit përdorën më së shpeshti për të përshkruar stilin e tyre të BNJ ishte  frymëzues. Profesionistët e burimeve njerëzore përfaqësojnë “rregullat” dhe shumë shpesh përdorin argumentin “bazuar në rregulloren dhe politikën e kompanisë’’. Kjo gjë i distancon disi nga nevojat reale organizative. Sigurisht që qëllimi është që ata të kuptojnë se “Si?” dhe “Pse?” Burimet Njerëzore janë të nevojshme. Në c’mënyrë mund të punojmë në dobi të tyre, që të kenë mundësi më shumë që të vlerësohen nga organizata. Nëse keni pasion për punën si drejtues i B.NJ, do të ketë pasion dhe në kulturën tuaj të korporatës. Nëse jo, do të jetë thjesht një punë tjetër për ju dhe ata që punojnë për organizatën tuaj. Kjo nuk është forma e lidershipit që nevojitet nga B.NJ.

/artikull i shkruar nga Tea Sulo dhe Ernest Preka, të dy studentë të talentuar të Fakultetit Administrim Biznesi pranë Tirana Business University College.

Empower Team
Empower Teamhttp://www.empowermag.al
Empower Team kujdeset të publikojë artikuj të përzgjedhur që i shërbejnë 100% karrierës, rritjes personale dhe zhvillimit profesional.

Must Read

6 këshilla praktike për menaxhimin efektiv të burimeve njerëzore në kompanitë tuaja

"Më pëlqen të ndihmoj të tjerët“ dhe "Jam një person i orientuar nga njerëzit’’ janë dy arsye të zakonshme që profesionistët e Burimeve Njerëzore...

A. Guterres (OKB): të mësojmë nga kjo krizë pandemie për t’u ringritur më të fortë

COVID-19 po i sulmon shoqëritë në thelbin e tyre, duke marrë jetë dhe duke cënuar jetesën. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), efektet potenciale në...

Si t’i menaxhoj më mirë financat personale në kohë pandemie?

Nëse deri tani jeta ka qenë shumë e vrullshme dhe ti nuk ke pasur kohë për t'u marrë me paratë e tua, është koha...

Sëmundja Coronavirus 2019 (COVID-19) – Si të menaxhojmë ankthin dhe stresin?

Përhapja e sëmundjes coronavirus 2019 (COVID-19) mund të jetë stresuese për njerëzit. Frika dhe ankthi për një sëmundje mund të jenë dërrmuese dhe të...

7 rregulla praktike si të jeni efektiv në procesin e intervistave me kandidatët e rinj për punonjës

Disa nga rregullat se si duhet zhvilluar një intervistë pune nuk rezultojnë se kanë efekt tashmë. Për shembull, nuk ekziton një pyetje që të...

Eksploroni dhe fuqizoni vetveten!

www.empowermag.al është platforma #1 dixhitale dhe e vetme në Shqipëri dedikuar karrierës dhe zhvillimit personal e profesional.