Empower Zhvillim Personal dhe Profesional Rritje personale 5 strategji efektive që ju ndihmojnë të arrini sukses personal

5 strategji efektive që ju ndihmojnë të arrini sukses personal

Lisa Stephenson, autore e librit “Read Me First” dhe themeluese e kompanisë ndërkombëtare të konsulencës “Who Am I Projects” rekomandon 5 mënyra që ju motivojnë drejt zhvillimit te suksesshëm personal dhe profesional.

Si qenie njerëzore jemi të destinuar të ndihemi, të duam, të fitojmë, të humbasim dhe ndonjëherë të rrëzohemi. Për të patur një jetë të suksesshme, elastike dhe të lumtur kemi nevojë për strategji të integruara që mbështesin suksesin personal dhe profesional.

  1. Jini ambiciozë në ëndrrat tuaja. Konsideroni se çfarë do jeni në gjëndje të thoni për veten tuaj kur të jeni 80 vjeç dhe ulur në një verandë duke reflektuar për përvojat që keni patur. Njerëzit e suksesshëm nuk janë domosdoshmërisht më të zgjuarit apo më të arsimuarit; ata kanë guximin të arrijnë atë që mendojnë. Bëni një plan zhvillimi personal dhe profesional për 6 muajt e ardhshëm, 2 vitet dhe 10 vitet e ardhshme. Përcaktoni çfarë synoni të arrini dhe si do të veproni.
  2. Investoni tek vetja juaj si projekti më i rëndësishëm. Investimi tek vetja juaj është investimi më i rëndësishëm që do bëni ndonjëherë. Njerëzit e suksesshëm mendojnë në mënyrë strategjike rreth asaj se si ata po jetojnë dhe ku po shkojnë. Ata vendosin afatet dhe këshillohen me ekspertë të cilët i mbështesin në suksesin e tyre. Ata krijojnë një vizion, identifikojnë risqet dhe analizojnë progresin e tyre. Konsideroni mënyrat se si mund të mësoni, përshtatetni dhe rriteni me burimet që keni në dispozicion. Kushtojini kohë çdo javë vetë-zhvillimit tuaj.
  3. Bëni atë që njerëzit e tjerë nuk janë të përgatitur për ta bërë. Bota është e mbushur me njerëz që marrin përsipër diçka, por nuk e ndjekin deri në fund. Njerëzit e suksesshëm bëjnë atë që kërkohet. Ata vazhdojnë të përpiqen, edhe kur është e vështirë. Krijoni pritshmëri realiste mbi vështirësitë që do të keni për të arritur qëllimet tuaja. Tregoni qëndrueshmëri për arritjen e rezultateve që synoni.
  4. Ndërtoni një komunitet të shëndetshëm. Rrethojeni veten me njerëz që duan që ju të keni sukses, që synojnë t’ju bëjnë më të mirë dhe të kuptoni potencialin tuaj të vërtetë. Identifikoni njerëzit që dëshironi të përbëjnë komunitetin tuaj – nuk lejohen vampirët e energjisë. Kini besim t’ju tregoni të vërtetën njerëzve me të cilët bashkëveproni.
  5. Synoni eksperiencat e parehatshme. Mësimet më të mëdha i marrim në momente të parehatshme. Për të kuptuar realisht se ku jeni të aftë duhet të provoni elasticitetin dhe aftësitë tuaja. Eksplorimi i vetëvetes është një proces i vazhdueshëm. Njohja e vetëvetes është hapi i parë për rritje personale. Ju jeni një njëri i ndërlikuar dhe gjithnjë në zhvillim, me shumë gjëra për të mësuar, dhe pikërisht këtu qëndron potenciali juaj.

Ju keni arritur sukses personal dhe profesional në momentin kur filloni të planifikoni me vetëdije për jetën tuaj. Duke zbatuar 5 strategjitë e mësipërme ju do jeni të përgatitur për të përballuar vështirësitë dhe vigjilent për të përfituar nga mundësitë. Realiteti është se askush tjetër në botë nuk mund dhe duhet të mendojë për suksesin tuaj. Kjo gjë ju përket në mënyrë eksluzive vetëm ju.

/success.com

Empower Team
Empower Teamhttp://www.empowermag.al
Empower Team kujdeset të publikojë artikuj të përzgjedhur që i shërbejnë 100% karrierës, rritjes personale dhe zhvillimit profesional.

Must Read

7 rregulla për pyetjet e intervistuesve të punës të cilat rezultojnë në punësime efektive 

Disa nga rregullat e realizimit të intervistave të punëve nuk rezultojnë se kanë efekt tashmë. Për shembull, nuk ekziston me një pyetje surprizë e...

Fokusohuni tek vetja. Kini kurajo të fitoni përvojë, më shumë se thjesht para!

A ju ka ndodhur ndonjëherë të ngriheni në mëngjes dhe të thoni: Dreq o punë! Sa keq! Ky vend nuk bëhet më! Sa fatkeq...

10 aftësitë më të kërkuara në 2020 sipas Forumit Ekonomik Botëror

Zhvillimi i shpejtë teknologjik dhe dixhitalizimi i vendit të punës po e bën të vështirë për punonjësit përshtatjen e tyre me nevojat e punëdhënësit....

Rezistenca, ndër aftësitë më të rëndësishme që duhet zotëruar për një jetë të lumtur

Për sipërmarrësin, shkrimtarin dhe kryeredaktorin e revistës The Best You - dedikuar zhvillimit personal, Benardo Maya, rezistenca është një nga aftësitë më të rëndësishme...

UK-Albania Tech Hub – mundësia që biznesi juaj (start-up) të kalojë në një fazë të re zhvillimi

UK-Albania Tech Hub, program i mbështetur nga Ambasada Britanike në Shqipëri ka hapur thirrjet për aplikim të sipërmarrësve (start-up), me afat deri...

Regjistrohuni TANI! Eksploroni dhe fuqizoni potencialin tuaj!

www.empowermag.al është platforma #1 dixhitale dhe e vetme në Shqipëri dedikuar karrierës dhe zhvillimit personal e profesional.