Empower Zhvillim Personal dhe Profesional Rritje personale 5 këshilla për të mos krijuar tendenca varësie nga të tjerët

5 këshilla për të mos krijuar tendenca varësie nga të tjerët

Kujdeseni për personat e tjerë para se të kujdeseni për veten tuaj? Thoni “po” edhe në ato raste kur doni të thoni “jo” dhe më pas përfundoni duke bërë gjëra jashtë dëshirës suaj? Nëse ju në mënyrë të vazhdueshme kujdeseni për nevojat e të tjerëve para se të kujdeseni për nevojat tuaja, atëherë mund të keni tendenca varësie nga persona të tjerë, i njohur ndryshe ky fenomen psikologjik si “codependency”.

Kjo sjellje shpesh perceptohet si gatishmëri për t’u përshtatur me nevojat e të tjerëve apo si një dëshirë vetëmohuese për të ndihmuar. Në këtë kontekst kjo formë e sjelljes mund të jetë e ndërlikuar për t’u identifikuar. Megjithatë, herët apo vonë, kjo sjellje mund të çojë në marrëdhënie të dobëta e të pandershme, duke ju bërë të ndiheni të zbrazur emocionalisht, e për pasojë mund t’ju heqë edhe dëshirën për t’u zhvilluar në aspektin karakterial dhe në atë profesional.

Nëse dëshironi të mbani nën kontroll tendencën e të kënaqurit të tjerëve më tepër seç duhet, më poshtë janë disa këshilla për të arritur një ekuilibër mes ndihmës për të tjerët dhe gjetjes së kohës për t’u kujdesur për veten nga Dakota Murphey, trajnere për zhvillimin personal:

  1. Rëndësia e kujdesit për veten

Nëse fokusohemi te përballja me nevojat e njerëzve të tjerë, ne rrezikojmë të humbasim identitetin dhe fuqinë tonë. Eshtë e rëndësishme të njohësh dhe të vlerësosh së pari nevojat e tua, dhe të trajtosh veten me dashuri dhe përkujdesje. Vendosja në ekuilibër e nivelit të kujdesit për veten në raport me nivelin e kujdesit për të tjerët është parakusht për një jetë të shëndetshme e të lumtur.

  1. Vendosja e kufijve

Njerëzit që kanë prioritet t’u falin kënaqësi të tjerëve shpesh lejojnë veten të manipulohen. Këta njerëz, vendosen në sikletin e mos-mbështetjes dhe detyrohen të bëjnë gjëra që nuk duan dhe e gjithë kjo ndodh pasi ata kanë vështirësi në caktimin e kufijve. Vendosja e kufijve është e vetmja mënyrë me të cilën ju mund të përcaktoni se si do të trajtoheni realisht nga të tjerët. Mund t’a filloni këtë thjesht duke duke thënë “jo” ndaj një angazhimi i cili nuk është prioritet i momentit për ju apo në listën e preferencave të dobishme. Vendosja e kufijve kërkon praktikë dhe vendosmëri, ndaj mos i neglizhoni këto dy elementë.

  1. Problemet e të tjerëve nuk janë përgjegjësia juaj

Çdokush ka nevojë për ndihmë në raste të veçanta. Por, a e keni menduar ndonjëherë që duke marrë përsipër përgjegjësinë për problemet e të tjerëve, ju i largoni ata nga mundësia që kanë për t’u përballur vetë me problemet e tyre dhe me zgjidhjen për ato probleme? Ajo që duhet të bëni ju është t’u jepni mbështetje duke i dëgjuar dhe duke u dhënë kurajo. Për sa kohë ata mund t’i zgjidhin vetë problemet e tyre, nuk është përgjegjësia juaj. Ndaj, herën tjetër, nëse dikush ju kërkon ndihmë, përpara se t’i thoni “po” menjëherë, pyesni veten çfarë efekti do të kishte ndihma juaj te ata dhe te ju.

  1. Shprehni mendimin tuaj

Shpeshherë, personat që mendojnë më tepër seç duhet për të tjerët, janë indirekt të ndikuar në mënyrën se si ndërtojnë opinionin e tyre. Ata e kanë të vështirë të kërkojnë të drejtën e tyre në të shprehur, pasi besojnë se mendimet e tyre nuk kanë rëndësinë e duhur. Për aq kohë sa mendimet tuaja nuk cënojnë askënd, duhet guxim dhe vetbesim në shprehjen e tyre. Marrja e përgjegjësisë për të komunikuar është një aftësi jashtëzakonisht e dobishme dhe shumë thelbësore në karrierë.

  1. Kërkoni ndihmë profesionale nëse keni nevojë

Nëse keni nevojë për asistencë profesionale për t’a kaluar këtë problem, kërkoni ndihmën e ndonjë këshilluesi profesionist, i cili mund t’ju ndihmojë ta kuptoni më qartë situatën dhe të gjeni një zgjidhje.

Burimi: www.peopledevelopmentmagazine.com

Empower Team
Empower Teamhttp://www.empowermag.al
Empower Team kujdeset të publikojë artikuj të përzgjedhur që i shërbejnë 100% karrierës, rritjes personale dhe zhvillimit profesional.

Must Read

UK-Albania Tech Hub – mundësia që biznesi juaj (start-up) të kalojë në një fazë të re zhvillimi

UK-Albania Tech Hub, program i mbështetur nga Ambasada Britanike në Shqipëri ka hapur thirrjet për aplikim të sipërmarrësve (start-up), me afat deri...

Struktura, design dhe përmbajtja e CV-së tuaj përcakton se sa profesionist jeni!

CV duhet të ndërtohen me përkujdesjen e veçantë për të promovuar sa më mirë personalitetin, vlerat, edukimin dhe aftësitë tuaja. Struktura, design...

Çfarë nuk është lumturi sipas strategut të rritjes personale, Daryl Daughtry

Lumturi nuk do të thotë se duhet të arrish gjithçka që dëshiron Ti nuk do të gjesh lumturi duke arritur gjithçka që dëshiron apo...

Loja: “Ji gjithnjë i kënaqur!”

Je i/e mërzitur, në provime s'ke arritur rezultatet e pritshme, në punë nuk ndihesh i kënaqur, për pushimet s’ke planifikuar asgjë, as shoqja s’po...

Pse kompanitë duhet të ndalojnë duke u përpjekur aq shumë për t’i bërë punonjësit e tyre të lumtur

Themeluesja dhe CEO e Brightfox argumenton se kompanitë duhet të përqëndrohen në kënaqësi dhe jo në lumturi. Kompanitë shpesh ju premtojnë lumturi punonjësve të...

Regjistrohuni TANI! Eksploroni dhe fuqizoni potencialin tuaj!

www.empowermag.al është platforma #1 dixhitale dhe e vetme në Shqipëri dedikuar karrierës dhe zhvillimit personal e profesional.