Empower Zhvillim Personal dhe Profesional Komunikim 4 këshilla praktike si të përmirësojmë komunikimin me stafin

4 këshilla praktike si të përmirësojmë komunikimin me stafin

Hjalmar Gislason, themelues dhe CEO i GRID, shkruan për Harvard Business Review rregullat e tij që e ndihmojnë të komunikojë në mënyrë efektive me skuadrën. Sipas Gislason komunikimi i vazhdueshëm dhe i tepërt me stafin mund të shkaktojë një menaxhim të dobët të kohës dhe një produktivitet të munguar. Eksperienca e tij, si drejtues i një skuadre të vogel në GRID, por edhe më herët si nënkryetar i një skuadre të madhe në Njuton, Massachusetts, e ndihmon të japë 4 këshilla të vlefshme lidhur me intensitetin dhe formën ideale të komunikimit midis shefit dhe punonjësit.

1. Duhet të dëgjojmë po aq shumë sa edhe flasim

Udhëheqësit duhet të sigurohen që të dëgjojnë po aq shumë sa edhe flasin. “Udhëheqësit efektiv jo vetëm flasin, ata dëgjojnë,” raporton Northeastern University.  Një studim i Harvard Business Review e përshkruan të dëgjuarit efektiv si një “mjet lidershipi i neglizhuar”. Ndërkohë që ju zhvilloni takime, kujdesuni që të ruani një raport të drejtë midis kohës për të folur dhe kohës për të dëgjuar. Dhe kur ju duhet të bëni pyetje sigurohuni që të gjithë të përfshihen dhe të mendojnë se kontributi i tyre vlerësohet.

2. Mos e ndërprisni asnjëherë punën e stafit

Kur punonjësit tuaj janë të zënë dhe të fokusuar me realizimin e detyrave që ju janë caktuar paraprakisht, nuk është koha e duhur për të synuar një bisedë me ta. Përjashtohen vetëm rastet e emergjencave. Ndërprerja e punës është një moment i sigurtë që dobëson produktivitetin në çdo mjedis kreativ të punës. Jo më kot, koha ideale për takim e bisedim është në fillim të një seance pune ose afër fundit të ditës – edhe pse jo kur ata duhet të largohen. Duhet të siguroheni që koha për bisedim të jetë e përshtatshme për të gjithë.

3. Zhvilloni takime të personalizuara çdo muaj (punonjës-drejtues)

Për t’u siguruar që idetë dhe shqetësimet janë ngacmuar dhe adresuar, çdo anëtar i ekipit duhet të ketë një seancë 1 me 1 (punonjës-drejtues) një herë në muaj. Në këto takime, punonjësit mund të shprehin ndonjë gjë. Për t’u siguruar se nuk do mbartin stres, i kërkohet punonjësve të mendojnë për të prezantuar të paktën një çështje “të keqe” në këto takime. Mund të jetë një shqetësim për produktin që po krijohet ose mënyrën se si po funksionon biznesi. Mund të përfshijë gjithashtu një ide se si mund të përmirësohet një aspekt i caktuar. Sigurisht, punonjësit janë gjithashtu të mirëpritur për të prezantuar në takim çështje pozitive – gjëra për të cilat ata janë të ngazëllyer dhe duan që biznesi të bëjë më shumë. Por zgjidhja e problemeve ka përparësi.

4. Përtej procedurave, inkurajojini punonjësit të flasin

Mirëpriteni çdo anëtar të ekipit për të diskutuar çështje të mëdha apo të vogla. Të deklaroni se këto aspekte janë shkruar në rregullore, nuk mjafton! Është e rëndësishme që të fuqizohen punonjësit që të flasin duke u treguar atyre se kur ata i pasqyrojnë shqetësimet, ju veproni menjëherë për t’i përmirësuar ato. Sapo të njiheni me një shqetësim, analizojeni dhe reflektoni ndryshimet pozitive të nevojshme. Kjo do shërbejë si motivim për të reflektuar sjelljen e dëshiruar nga punonjësi.

Me të gjitha këto përpjekje në vendin e punës, dhe një atmosferë sigurie psikologjike, bëhet shumë më e mundshme që ju të bëni një punë të mirë të komunikimit të vazhdueshëm pa e bezdisur ekipin tuaj. Me një kulturë organizative të tillë të gjithë punonjësit do ndihen të rehatshëm për thënë “shefi ynë flet mjaftueshëm”.

Burimi: HBR

Must Read

5 strategji efektive që ju ndihmojnë të arrini sukses personal

Lisa Stephenson, autore e librit “Read Me First” dhe themeluese e kompanisë ndërkombëtare të konsulencës “Who Am I Projects” rekomandon 5 mënyra që ju...

Fuqia për të ndikuar është faktor kyç i suksesit në karrierë

Shumë njerëz mendojnë se ndikimi apo influenca ka të bëjë vetëm me shitjet apo marketingun. Në fakt, në çdo pozicion pune, ndikimi nevojitet për...

Si të jeni një bashkëbisedues i këndshëm?

Në ditën e sotme, shumica e njerëzve zgjedhin të duket interesant në sytë e të tjerëve duke i kushtuar një rëndësi dhe vëmendje të...

4 këshilla praktike si të përmirësojmë komunikimin me stafin

Hjalmar Gislason, themelues dhe CEO i GRID, shkruan për Harvard Business Review rregullat e tij që e ndihmojnë të komunikojë në mënyrë efektive me skuadrën....

9 këshilla si të rrisni mundësitë për sukses në sipërmarrjen tuaj

Për të pasur sukses në biznes sot, duhet të jeni fleksibël dhe të keni aftësi të mira planifikimi dhe organizimi. Shumë njerëz fillojnë një...

Azhornohuni në kohë reale me artikujt më të rinj!

Empower Magazine Albania ka një kujdes të vecantë rreth tematikave që trajtohen. Na ndiqni dhe do ta kuptoni!