Empower Zhvillim Personal dhe Profesional Motivim 3 llojet e motivimit njerëzor. Cili motivim ju udhëheq?

3 llojet e motivimit njerëzor. Cili motivim ju udhëheq?

Si udhëheqës, të kuptoni çfarë ju motivon, ju ndihmon të kuptoni më mirë veten tuaj. Për çdo veprim apo sjellje që merrni përsipër, duhet të pyesni veten: Pse po e bëj këtë gjë? Çfarë më motivon? Çfarë shpresoj të arrij? A jam mjaftueshëm i strukturuar? A po më ndihmon ky veprim/sjellje në përmbushjen e qëllimeve?

Në një mjedis pune, ky lloj informacioni ju ndihmon gjithashtu të kuptoni më mirë anëtarët e ekipit. Në fund të fundit, nëse arrini të kuptoni çfarë fryme e drejton ekipin tuaj, atëherë bëhet më e lehtë për t’i motivuar, angazhuar dhe shpërblyer ata. Dhe kur njerëzit janë të motivuar dhe të shperblyer, tentohet drejt një rezultati më të shkelqyer.

Studimet e David McClelland mbi “Motivet Sociale”, kanë identifikuar tre lloje të motivimit njerëzor:

  1. ARRITJA

Njerëzit që kanë nevojë për arritje kanë tendencë të përqendrohen te qëllimet, duke përmirësuar performancën dhe rezultatet e tyre të matshme dhe të prekshme. Ata janë zakonisht të orientuar drejt suksesit dhe shkëlqejnë me vetëdisiplinën, përpikmërinë dhe përgjegjësinë.

Njerëzit të cilët janë të motivuar nga kjo nevojë priren të vendosin qëllime sfiduese, që kanë të bëjnë me performanca në të gjitha fushat e jetës. Ata janë shumë të fokusuar te përgjegjësia personale, kështu që kërkojnë reagime specifike mbi rezultatet ku ata vetë kanë kontribuar, më shumë se mbi rezultatet e punës në ekip. Këta persona perceptohen si shumë konkurues për shkak të këmbënguljes së tyre ndaj standardeve të larta dhe kjo gjë i shtyn ata të kërkojnë më shumë nga të tjerët, edhe pse siç thamë ata shpesh nuk punojnë në mënyrë efektive në grup.

2. LIDHJA

Njerëzit që kanë nevojë për lidhje kanë tendencë të përqëndrohen në kontaktet me të tjerët, në marrëdhëniet ndërpersonale, në çështjet dhe shqetësimet e të tjerëve. Ata janë zakonisht të kujdesshëm dhe dashamirës dhe mundohen t’i ndërmarrin vendimet me kujdes, pa dëmtuar njerëzit ose marrëdhëniet me ta.

Dobësia e kësaj forme motivimi është se personat druhen nga frika e refuzimit, pasi ata mendojnë në fomën “Çfarë duhet të bëj ose të them, që një X person të më pëlqejë dhe të më pranojë?” Pra, vetëvlerësimi i tyre lidhet me pëlqimin e të tjerëve dhe ndonjëherë ky fakt bën që këta persona të jenë dyshues.

Njerëzit me këtë nevojë janë të prirur drejt zhvillimit të punës në grup, kohezionit dhe kulturës organizative për të ushqyer marrëdhënie të shëndetshme.

3. FUQIA

Njerëzit me nevojë për pushtet kanë dëshirë për të kontrolluar burimet, të tjerët dhe mjedisin. Njerëzit e motivuar nga fuqia shpesh janë shumë të aftë të angazhohen e të ndikojnë, janë karizmatikë dhe ‘politikanë’  të zgjuar.

Ekzistojnë dy aspekte të nevojës për pushtet:

Aspekti i parë ka të bëjë me komandën dhe kontrollin. Ai fokusohet te suksesi dhe te prezantimi si një person i fuqishëm, por mund të jetë shfrytëzues, agresiv dhe shpesh i mungon substanca (dmth. personi i nxitur nga pushteti mund të bëjë shumë premtime për mënyrën se si mund të ndihmojë në avancimin e karrierës së dikujt tjetër p.sh., por mund të mbivlerësojë rolin dhe pushtetin e tij dhe premtimet mbeten të parealizueshme).

Aspekti i dytë, i quajtur “fuqia e socializuar” është padyshim motivi më me ndikim në udhëheqje, pasi përdoret për të mirën e kolektivit. Ai përdor ndikimin për të bërë gjërat për të mirën e grupit, ekipit dhe/ose organizatës. Njerëzit me këtë motivim tentojnë të shohin përtej gjërave dhe duhet të dinë se si fjalët dhe veprimet e tyre ndikojnë pozitivisht te të tjerët, pasi kështu reflektohet fuqia e tyre. Kjo i frymëzon ata dhe u lejon atyre të përdorin ndikimin e tyre në mënyra domethënëse dhe të rëndësishme.

***

Nëse jeni të motivuar nga arritja, lidhja me të tjerët, fuqia ose një kombinim unik midis tyre, ekziston një motor i lindur brenda jush që mund të ushqejë motivimin tuaj si kurrë më parë. Si udhëheqës, kuptimi i asaj që me të vërtetë ju motivon, mund t’ju çojë në nivele të reja të suksesit dhe nëse arrini të kuptoni edhe çfarë i motivon punonjësit tuaj, do të jeni në rrugën e duhur për të ndërtuar një sistem shumë efektiv dhe ekip produktiv që realizon rezultate të pabesueshme.

Burimi: www.peopledevelopmentmagazine.com

Empower Team
Empower Teamhttp://www.empowermag.al
Empower Team kujdeset të publikojë artikuj të përzgjedhur që i shërbejnë 100% karrierës, rritjes personale dhe zhvillimit profesional.

Must Read

UK-Albania Tech Hub – mundësia që biznesi juaj (start-up) të kalojë në një fazë të re zhvillimi

UK-Albania Tech Hub, program i mbështetur nga Ambasada Britanike në Shqipëri ka hapur thirrjet për aplikim të sipërmarrësve (start-up), me afat deri...

Struktura, design dhe përmbajtja e CV-së tuaj përcakton se sa profesionist jeni!

CV duhet të ndërtohen me përkujdesjen e veçantë për të promovuar sa më mirë personalitetin, vlerat, edukimin dhe aftësitë tuaja. Struktura, design...

Çfarë nuk është lumturi sipas strategut të rritjes personale, Daryl Daughtry

Lumturi nuk do të thotë se duhet të arrish gjithçka që dëshiron Ti nuk do të gjesh lumturi duke arritur gjithçka që dëshiron apo...

Loja: “Ji gjithnjë i kënaqur!”

Je i/e mërzitur, në provime s'ke arritur rezultatet e pritshme, në punë nuk ndihesh i kënaqur, për pushimet s’ke planifikuar asgjë, as shoqja s’po...

Pse kompanitë duhet të ndalojnë duke u përpjekur aq shumë për t’i bërë punonjësit e tyre të lumtur

Themeluesja dhe CEO e Brightfox argumenton se kompanitë duhet të përqëndrohen në kënaqësi dhe jo në lumturi. Kompanitë shpesh ju premtojnë lumturi punonjësve të...

Regjistrohuni TANI! Eksploroni dhe fuqizoni potencialin tuaj!

www.empowermag.al është platforma #1 dixhitale dhe e vetme në Shqipëri dedikuar karrierës dhe zhvillimit personal e profesional.