Empower Zhvillim Personal dhe Profesional Rritje personale 10 këshilla për ta bërë 2019 vitin tuaj!

10 këshilla për ta bërë 2019 vitin tuaj!

Më poshtë 10 këshilla se si mund ta bëni 2019 vitin tuaj:

  1. Fuqizohuni në fushat tuaja të ekspertizës

Rezervoni 1 orë këtë fundjavë për të renditur se cilat janë fushat tuaja të ekspertizës dhe mendoni disa mënyra për të zhvilluar më tej secilën prej tyre.

  1. Mendoni për motivet tuaja

Jepni nga vetja juaj pa pretenduar kthimin pas. Këtë fundjavë, gjeni kohën të takoni dy miq ose njerëz brenda rrjetit tuaj të njohjeve të cilët mund të ndihmojnë njëri-tjetrin. Karma e mirë do kthehet tek ju.

  1. Përqafojeni udhëtimin

Suksesi nuk është aq shumë tek destinacioni, por udhëtimi që bëjmë. Gjatë udhëtimit ne kemi mundësi të rritemi dhe të japim më të mirën nga vetja. Këtë fundjavë shkruani të gjitha tiparet/veçoritë pozitive që tashmë i përdorni dhe i vlerësoni.

  1. Ofroni ndihmën tuaj

Ne të gjithë kemi nevojë për ndihmë nga mentorë për të maksimizuar potencialin tonë. Kështu që bëhuni një aset për një person në moshë të re, pavarsisht nëse është një adoleshent/e që premton rezultate, apo dikush që sapo ka nisur karrierën.

  1. Bëni një kontroll të gjëndjes tuaj shëndetësore

Një nga gjërat më të mira që mund të bëni për shëndetin tuaj është t’i bëni një kontroll të rregullt tek mjeku. Nëse nuk ju është bërë ende zakon planifikimi i kontrolleve të rregullta, bëjeni këtë sa më shpejt.

  1. Rivlerësoni vetveten

A keni ndonjë zakon të keq që dëshironi ta eliminoni? Skiconi disa mënyra se si mund ta zëvëndësonit atë më një zakon pozitiv, i cili do e bëjë procesin e tranzicionit më të lehtë. Veproni menjëherë.

  1. Bisedoni në mënyrë produktive

Në rutinën e përditshme është e lehtë të mbështeteni në atë që është e rehatshme në një marrëdhënie. Merrni njerëzit tuaj të rëndësishëm për një darkë këtë fundjavë dhe bëni një bisedë pruduktive duke u bazuar në qëllimet e përbashkëta.

  1. Tregoni mirënjohje

Sigurohuni që njerëzit e veçantë në jetën tuaj ta dinë se sa vlerë kanë ata për ju. Vendosni një kujtesë në kalendarin tuaj – si një moment për t’i shprehur mirënjohjen çdo muaj.

  1. Krijoni listën tuaj të qëllimeve

Një nga gjërat më domethënëse kur bëhet fjalë për pushimet janë emocionet e pritjes. Bëni një listë të plotë të gjërave që dëshironi të bëni në jetë. Parashikimi do t’ju japë energji.

  1. Merrni kurajon për të nisur

Frika dhe vëtë-dyshimi mbajnë shumë njërëz prapa. Nëse ju jeni të shqetësuar për diçka në horizont, mendoni për një moment tjetër i cili ju jep kënaqësi dhe paqe të brendshme.

Burimi: www.success.com

Must Read

5 strategji efektive që ju ndihmojnë të arrini sukses personal

Lisa Stephenson, autore e librit “Read Me First” dhe themeluese e kompanisë ndërkombëtare të konsulencës “Who Am I Projects” rekomandon 5 mënyra që ju...

Fuqia për të ndikuar është faktor kyç i suksesit në karrierë

Shumë njerëz mendojnë se ndikimi apo influenca ka të bëjë vetëm me shitjet apo marketingun. Në fakt, në çdo pozicion pune, ndikimi nevojitet për...

Si të jeni një bashkëbisedues i këndshëm?

Në ditën e sotme, shumica e njerëzve zgjedhin të duket interesant në sytë e të tjerëve duke i kushtuar një rëndësi dhe vëmendje të...

4 këshilla praktike si të përmirësojmë komunikimin me stafin

Hjalmar Gislason, themelues dhe CEO i GRID, shkruan për Harvard Business Review rregullat e tij që e ndihmojnë të komunikojë në mënyrë efektive me skuadrën....

9 këshilla si të rrisni mundësitë për sukses në sipërmarrjen tuaj

Për të pasur sukses në biznes sot, duhet të jeni fleksibël dhe të keni aftësi të mira planifikimi dhe organizimi. Shumë njerëz fillojnë një...

Azhornohuni në kohë reale me artikujt më të rinj!

Empower Magazine Albania ka një kujdes të vecantë rreth tematikave që trajtohen. Na ndiqni dhe do ta kuptoni!